Zbulohet kandidati për President nga LDK-ja

Politika

Zbulohet kandidati për President nga LDK-ja

Nga: A.M. Më: 26 janar 2020 Në ora: 11:40
Kryesia e LDK-se, foto arkiv

Sot është dita e fundit nga afati i vendosur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje për të dhënë apo mos të dhënë përgjigjen përfundimtare për ofertën e koalicionit.

Ndërsa, kohëve të fundit është shtuar presioni ndërkombëtar për këto dy parti që të arrijnë sa më parë një marrëveshje për të krijuar Qeverinë e re të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Seremb Gjergji, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se fuqia e këtyre dy partive duhet të tejkaloi interesat partiake, dhe shprehet se Agim Veliu do të jetë kandidat për President nga LDK-ja.

“Qytetari i Kosovës ka votuar që VV dhe LDK të udhëheqin. Nëse këto dy parti nuk arrijnë të ndërtojnë një koalicion mbi vlera, e jo mbi interese, atëherë të gjitha gjeneratat e deritashëm në politikë nuk kanë arritur asgjë. Kjo tregon që fuqia e këtyre dy partive duhet të tejkaloi interesat e partisë.  Poashtu, LDK tash e ka të lehtë sepse tashmë e di që z. Agim Veliu do të jetë kandidat për President nga ana e tyre. Por, ajo që nuk e di, është si të veproi në kohërat e shekullit 21. Ekipi i Republikës - siç po e quajnë të rinjtë e LDK-se vetveten, janë shumë të pafuqishëm për të bërë ndryshime në mentalitetin e socialistëve pleq.  Poashtu, ndryshimi i qasjes dhe me urës së operimit të  VV-se nga krahu i majtë në ekstremin e djathtë - i ka komplikuar goxha shumë mundësitë e negocimit në nivelin e përgjegjësive - sepse vizionet e të dyja partive ndryshojnë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Gjergji ka kritikuar këto dy parti, pasi që sipas tij, LDK-VV e kanë harxhuar durimin e votuesve me deklaratat e tyre.

Image
Seremb Gjergji

“Por, duhet theksuar edhe diçka - të dyja partitë LDK-VV e kanë harxhuar durimin e votuesve me deklaratat e tyre që vetëm bashkë. Ky deklarim që ka filluar në fillim të fushatës, ka qenë vazhdimisht kumbues dhe me tej-zgjatjen e numërimit të votave; deklaratat pompoze, veçmas të kryetarit të VV-së z. Kurti, ka bërë që qytetarët të irritohen shumë.

Ligjërisht afatet fillojnë nga dita e votimit të Kryetarit të Kuvendit - dhe 45 ditë janë mjaftueshëm për të negociuar një marrëveshje të qëndrueshme.

Aktualisht, negociatat e mbetura peng të filozofive të të dyja partive - mendjemadhësia dhe kryeneçësia e tyre, kanë filluar të zbuten dhe bien në binarët praktik”, është shprehur ai.

Për më tepër, Gjergji, ka theksuar se tashmë ka filluar edhe presioni ndërkombëtar dhe se ka këshilluar që VV-LDK nuk dihet të harrojnë se e kanë një Opozitë të fuqishme.

“Me fillimin e kërkesave të komunitetit ndërkombëtar ka filluar edhe faza ku presioni ndërkombëtare - veçmas amerikan sa po vjen dhe shtohet.

Aktualisht, në gjendjen që është shteti ynë, nevoja e ndihmesës financiare është e madhe - Kjo ndihmëse vjen veçantë nga Amerika dhe Anglia, së bashku me liberalizimin e vizave nga BE-ja në prill, nëse këto dy parti arrijnë koalicion. Ndihma financiare dhe zhvillimi ekonomik tashmë është përmendur nga ambasadori Grenell.

Por VV-LDK nuk dihet të harrojnë se e kanë një Opozitë të fuqishme dhe me plot përvoja, kundrejt një VV-je pa asnjë dhe një LDK-je e cila pas vdekjes së Presidentit Rugova, gjithmonë ka qenë ndjekëse e proceseve - asnjëherë liderë.  Nëse këto dy parti, ky koalicion, janë dakorduar me 8 pikat e ambasadorit Richard Grenell, atëherë edhe përkrahja, asistenca dhe mbështetja amerikane nuk do të mungoi asnjë moment - që LDK-VV-së i jep fuqi edhe kundrejt veprimeve të opozitës.  Andaj, bashkërisht me vendet e BE-se dhe KUINT-it Qeveria/Koalicioni I shumë-pritur  nga sot mundë të marr formë finale”, ka përfunduar Gjergji për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat