Mulliqi thotë se Tadiq ka kërkuar 15% të territorit të Kosovës, kësaj valle iu bashkangjit Thaçi, Rama dhe Baton Haxhiu

Politika

Mulliqi thotë se Tadiq ka kërkuar 15% të territorit të Kosovës, kësaj valle iu bashkangjit Thaçi, Rama dhe Baton Haxhiu

Nga: D.B Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:52
Skender Mulliqi

Në lidhje me atë se si komentohet debati ndërmjet Ramush Haradinajt dhe Baton Haxhiut, dhe se akishte me të vërtetë një plan për ndarjen e Kosovës dhe a mendoni se ky plan është shuar përfundimisht, analisti politik Skender Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ata kanë hartuar elaborate të ndryshme në dëm të Kosovës, madje sipas tij, opsioni i ndarjes së Kosovës është një histori bukur e gjatë, madje këtë gjë e ka theksuar shumë herë Dobrica Qosiqi. Serbia e ka ditur se kurdoherë do të vjen deri të shpërbërja e ish-Jugosllavisë, për shpërbërje dhe kanë punuar vet.

“Thënë shkurt njëri ndër planet serbe ka qenë dhe është ende ndarja apo shkëmbimi i territoreve.Synim i Serbisë është veriu i Mitrovicës, ku gjenden pasuri të mëdha nëntokësore. Edhe luftën e kanë bërë për të futur nën juridiksionin e vet pjesën e veriut më shumicë serbe. Apetitet e Serbisë për ndarjen e Kosovës, u shtuan më formimin e "Zajdnicës" më kompetenca ekzekutive, dhe më kthimin e minoritetit serbë, duke u bërë shumicë, e dihet së fill pas përfundimit të luftës, pak kishin mbetur aty. Tash duke i shikuar këto rrethana të elementit etnik, dhe deklaratat e vazhdueshme të kreut të Serbisë, e më i zëshmi në këtë drejtim ka qenë Boris Tadiq, i cili kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës. Opsionit për tendencë të ndarjes së Kosovës, mbi baza etnike është e vërtetë së ju kanë bashkangjitur edhe Thaçi, Rama dhe ndihmaqari i tyre Baton Haxhiu. Janë të sakta deklaratat e kryeministrit në dorëheqje , Ramush Hardinaj, së ka ekzistuar një tendencë e tillë aq e përfolur ne opinion ,e këtij trinomi politike për shkëmbimi territoresh më Serbinë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai tutje ka shtuar se takimet e tilla lidhur më këtë temë kanë pasur me Vuçiqin dhe natyrisht se në kohën e fundit, kur Haradinaj ishte në disa takime , ka ndodhur një tendencë e tillë që të vihet edhe zyrtarsht kjo temë në tavolinën e bisedimeve.

“Dorëheqja e Bolltonit dhe disa zyrtarëve të tjerë amerikan mund të lidhën , më temën e ndarjes së Kosovës, të cilën e kundërshtojë fuqishëm Gjermania e Merkelit. Opcionin e shkëmbimit të territoreve e kundërshtoj edhe Haradinaj. Dihet historikisht se Serbia grabiti territore shqiptare duke bërë spastrime etnike nga Nishi ,Toplica etj më shumicë shqiptare, duke e zgjeruar shumë fish territorin e saj. Serbia kurrë nuk ka dhënë gjë, prandaj do të ishte iluzore të mendohej së në shkëmbim më Veriun e vendit, Kosova do të fitonte Kosovën Lindore , ose ndonjë vendbanim të pa rëndësishëm. Me duket së ende , nuk ka kaluar krejt rreziku , por tash do te jetë më vështirë e realizueshme, kur dihet së hapjen e kutisë së Pendores, e kundërshton Evropa në krye më Gjermaninë, por vështirë do ta përkrahë edhe administrata e Trampit, së janë afër zgjedhjet në Amerikë, dhe shumë çka tjetër e interesit strategjik në Ballkan. Padia që Rama ja bëri Haradindajt, është shumë e dëmshme politikisht, e cila ka ndikuar keq në situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri, dhe në përçarjen e spektrit politik e më gjerë. Kjo mund ti shërben më së miri çetnikut Vuçiq dhe Serbisë më apetitet të pashuara për pushtimin e territoreve shqiptare, madje duke kërkuar daljen edhe në bregdetin shqiptar së bashkë më Rusinë e Putinit”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat