Sulmoi politikanët e Kosovës, zbulohet skenari i frikshëm i Edi Ramës me Kosovën

Politika

Sulmoi politikanët e Kosovës, zbulohet skenari i frikshëm i Edi Ramës me Kosovën

Nga: G.B Më: 27 janar 2020 Në ora: 22:26
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ka ka sulmuar politikanët e Kosovës.

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ai foli edhe për Mini-Shengenin dhe kundërshtimin e Kosovës për t’u përfshirë në nismën rajonale.

Rama tha se Merkel mbështet Shengenin ballkanik, pasi kjo nismë rajonale konsiderohet shumë domethënëse.

“Ajo (Merkel) e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur Serbinë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që për fat të keq në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës. Jo e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga Gjermania nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje”, tha Rama.

Ai madje tha se po bëjnë politikë dyfytyrëshe dhe provinciale, që për disa vota po hedhin baltë ndaj Shqipërisë.

“Dhe kjo është diçka që përfitoj nga rasti ta them edhe pse nuk ishte pjesë e drejtpërdrejt e diskutimeve të kancelares që është për të ardhur keq madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi që nga një anë shfaq buzëqeshjen të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provinciale që për disa vota dhe për një popullaritet të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla pjesë e të njëjtit komb”, deklaroi Edi Rama.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Rama shkon e ankohet jashtë vendit për liderët e Kosovës, bëhet spiun i rëndomtë për ta, që nuk janë as vartës e as eprorë të tij.

Image
Rexhep Shahu

“Kryeministri i Shqipërisë shkon e ankohet jashtë vendit për liderët e Kosovës dhe kundërshtarët e tij në Tiranë. Nga inferioriteti i thellë dhe nga pamundësia për të qenë vërtetë siç e tallin duke i thënë lider i rajonit, ai bëhet spiun i rëndomtë dhe shkon e spiunon drejtuesit e Kosovës që nuk janë vartës as eprorë të tij por ai i do t’i ketë si vartës”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, ai spiunon për interes të Serbisë dhe Kosova i duket e huaj, pasi nuk e nënshtron dot, ndërsa Serbia i duket më miqësore.

“Ky lloj spiunllëku kundër drejtuesve të Kosovës bëhet për interes të Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë duke u shitur si shumë i avancuar në politikë, mendon se është më e drejtë që të ketë raporte miqësie e serviliteti me Serbinë se sa raporte vëllazërore me Kosovën. Kosova ngaqë ai nuk e nënshtron dhe nuk e udhëheq dot, i duket e huaj, ndërsa Serbia i duket më e pranueshme për bashkëpunim, më miqësore, më aleate se sa Kosova”, ka vlerësuar Rexhep Shahu.

Më tej ai thotë se Rama i fyen liderët e Kosovës dhe me dashje harron se Kosova është shett në vete, e sipas tij, para se të thotë gjëra të tilla, lidhur me Shengenin Ballkanik, fillimisht Rama duhet të heqë kufirin në Kalimash për shqiptarët dhe pastaj të merakoset për serbët.

“Kryeministri i Shqipërisë fyen liderët e Kosovës dhe mendon se ai e di më mirë se çfarë i duhet e nuk i duhet Kosovës. Harron me dashje se Kosova është shtet me vete dhe nuk merr frymë as nuk mbijeton për hatër të Edi Ramës. Ai para se me përrallis për Shengene Ballkanike të bëjë Shengenin shqiptar, të lëvizin lirisht shqiptarët njëherë, t'ua heqë kufirin dyfish në Kalimash dhe pastaj të merakoset për serbët. Edi Rama mendon se ai është zëdhënësi i Kosovës në Berlin dhe sillet me atë lloj inferioriteti. I ka humbur pesha morale e pushtetit në Shqipëri e kërkon pushtet në Kosovë e Serbi”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat