Mehazi: Edi Rama është bërë zëdhënës i Vuçiqit dhe politikës serbe kundër Kosovës

Politika

Mehazi: Edi Rama është bërë zëdhënës i Vuçiqit dhe politikës serbe kundër Kosovës

Nga: D.B. Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:44
Edi Rama, Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit që pati me Kancelarën gjermane Angela Merkel, kritikoi politikanet në Kosovë, duke thënë se ‘ ata po bëjnë politikë dyfytyrëshe dhe provinciale’. Madje sipas Ramës, për disa vota  politikanët e Kosovës, po hedhin edhe baltë ndaj Shqipërisë. Këto deklarata të shëmtuara, Rama i bëri kur komentoi çështjen e minishengenit Ballkanik.

Pas kësaj deklarate ka reaguar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot”,  ka thënë se tashmë u vërtetua deklarata e Ramës në Gjermani, i cili pas takimit me Kancelarën gjermane Merkel, zotëria i Shqipërisë hapur, e pa fije ndjenjash kombëtare e shtetërore kritikoi politikanët e Kosovës duke ju thënë "dyfytyrësh" vetëm pse mbrohen nga politika dekadente dhe e rrezikshme serbe.

Sipas tij, minishengeni i Vuçiqit dalëngadalë e me hapa të sigurte, po mbërrin qëllimin e Serbisë kundër Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

 “Zotëria i Shqipërisë, Edi Rama, nuk shikon dyfytyrësinë e tij ndaj Kosovës, lirisht mund të themi se Rama është bërë zëdhënës i Vuçiqit dhe politikës serbe kundra Kosovës. Po t'ia bëjmë disa pyetje të thjeshta, po mjaft serioze Edi Ramës? Se ç ‘detyrë politike i ka dhënë Vuçiqi me minishengenin, të kritikonte politikanët e Kosovës për mos ndarjen e Kosovës? Ç’ është Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë apo zëdhënës apo shef i kabinetet të Vuçiqit? Po të ishte Kryeministër i Shqipërisë nuk do deklarohej negativisht për Kosovën, po do prezantonte politikën e Shqipërisë e nuk do bëhej zurlexhiu i Vuçiqit kundër Kosovës. Dyfytyrësh politikë s'mund të jenë politikanët e Kosovës, po vet ai, Edi Rama, që në njërën anë është bërë zëdhënës i Vuçiqit, në anën tjetër ‘zurlexhiu’ i shtetit të Serbisë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat