Vata: Kuvendi duhet të miratojë ligje për të reformuar drejtësinë

Politika

Vata: Kuvendi duhet të miratojë ligje për të reformuar drejtësinë

Nga: D.B Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 21:49
Kuvendi i Kosovës

Qeveria e re të vetmin ndikim që e ka në sistemin e drejtësisë është Ministria e Drejtësisë, kontrolli etik e profesional.

Madje, është e pa mjaftueshme për të bërë një spastrim në gjyqësor, meqë Qeveria mund të propozojë nisma ligjore për reformë në sistemin e drejtësisë tek gjyqtarët dhe prokurorët t'i nënshtrohen Vettingut për ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kuvendi duhet të miratojë ligje për reformuar drejtësinë.

Image
Ilir Vata

“Drejtësia është institucion i pavarur dhe vetë kontrollohet nga institucionet e saj. Në çdo rast që qeveria hyn në punët e gjyqësorit quhet prishje e balancës së pushteteve dhe qeveria konsiderohet anti-demokratike. Standardet demokratike vlerësohen të ndarja e pushteteve, pushteti legjislativ, ekzekutiv, pushteti vendor dhe sistemi i drejtësisë. Vetëm në vendet me prirje komuniste, diktatorial pushtetet drejtohen nga një person”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.

Ai konsideron se qeveria e ka në dorë thjesht nismat ligjore për reformimin e drejtësisë që të arrijë të pastrojë drejtësinë.

“Sipas deklaratave të kryeministrit të ri të Kosovës që do luftoj korrupsionin dhe paligjshmërinë, në fillim që të jetë i besueshëm duhet të garantoj pavarësinë e drejtësisë duke e reformuar atë. Po ashtu një rol të rëndësishëm ka edhe policia dhe organet ligj zbatuese për parandalimin për të luftuar paligjshmërinë. Por ajo që vlen në këto ditë është nisma e qeverisë për të riparuar drejtësinë, pra një fillim i mirë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat