Zogaj: Ja shkaku pse PDK-ja po bojkoton mbledhjet e Kuvendit

Politika

Zogaj: Ja shkaku pse PDK-ja po bojkoton mbledhjet e Kuvendit

Nga: D.B Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 12:41
Skender Zogaj

Në lidhje me atë se si si vlerësohet mos marrja pjesë e PDK-së në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, dhe se a kanë tjera arsye e qëllime bojkotimin e Kryesisë së Kuvendit përveç fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, analisti politik Skender Zogaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, PDK-ja doli me një deklaratë shumë civilizuese, duke pranuar humbjen dhe duke paralajmëruar se do të qëndronte në opozitë, për ta bërë opozitën konstruktive.

Sipas tij, ky ishte një gjest që e vlente të mbahej mend, megjithatë po del se nuk e kishte pas seriozisht.

“E them këtë sepse që në seancën e votimit të Qeverisë Kurti, shumicës së deputetëve të PDK, siç thoshte dikur Ganimete Musliu, u humbi fiçiri dhe nuk dinin se çka po flisnin! Bojkotimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për shkak tē fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, mund të jetë një shkas për të shprehur pakënaqësi, por para se ta bënte këtë, PDK duhet të reflektonte dhe ta kushte parasysh vandalizmin prej rrugaçi të ish Kryetarit të saj të Kuvendit, Jakup Krasniqit, i cili kishte thyer fotografinë e Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës dhe pastaj, si një struc kishte ulur kokën dhe ishte detyruar që ta rikthente fotografinë e re në vendin e saj”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Ai konsideron se kësi lojëra nuk duhet të ndodhin, kurrë dhe nga askush! Mbetet të shihet se si do të veprojë PDK-ja në aktivitetet e tjera të ardhshme.

“Si opozitë e ka detyrë të mos pajtohet me pozitën, por jo të përsëris përvojat e shëmtuara të së kaluarës sepse, ka evoluar situata dhe, vetëm ata që punojnë e sillen mirë mund të gëzojnë besimin e popullit. PDK-ja është parti e madhe dhe me potenciale të mira intelektuale, të cilat gabon nëse i keqpërdorë sepse e sakaton vetveten. PDK-ja duhet ta ndihmojë Qeverinë e re dhe jo ta pengojë atë, sepse bie ndesh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe realizimit të ëndrrës historike të shqiptarëve”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat