Shpend Ahmetit “po ia ka ëndja” të kthehet te Albin Kurti

Politika

Shpend Ahmetit “po ia ka ëndja” të kthehet te Albin Kurti

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti

I konsideruar njëri ndër politikët më të respektuar në skenën politikë, Shpend Ahmeti këtë “peshë” nuk arriti të ruaj për shumë kohë. Duke qenë në mesin e figurave kyçe të Vetëvendosjes, së bashku me ish 12 deputetë zyrtarizuan në mars të vitit 2018 ndarjen nga partia e themeluar nga Albin Kurti. Të bindur se me ikjen e tyre Albini kishte vdekur politikisht, shumë shpejt Shpendi me shokët e tij ri konstruktuan PSD-në, një parti e themeluar në vitet 90-ta, por pa forcë të madhe politike.

Shpendi, si kryetar i PSD-së, ishte i bindur se suksese nuk do të mungojnë, bazuar në atë se arriti dy herë të triumfoj për kryetar të Prishtinës. Duke shkelur mbi bukën e moçme, Shpendi harroi se kryetar i Prishtinës arriti të bëhet në saj të frymës që ishte krijuar për Vetëvendosjen, jo ndaj Shpend Ahmetit si individ. Shpendi,është dashur të kujtojë se FER-i i themeluar nga ai dështoj totalisht, si bazament mbi të cilën ai nuk duhet assesi të tradhtonte njeriun që e bëri kryetar. Dështimi në zgjedhjet e fundit e detyroi Shepndin të tërhiqet nga posti i kryetarit të PSD-së duke u fokusuar në atë të kryetarit të Prishtinës, për të cilën ka shumë kritika si nga qytetarët ashtu edhe nga opozita në kuvendin komunal të Prishtinës.

I ndodhur në një pozitë të tillë, Shpendi ka zbutur tonët për ish partinë e tij të vjetër dhe kolegët e tij.

Së fundi shprehu gëzimin e tij për fitoren e Albinit, dhe bërjen e tij kryeministër, me mesazhin dërguar këtij të fundit se pret të bashkëpunojnë në realcionet qeveri-komunë. Përtej kësaj, shihet dhe kuptohet diçka më e thellë se kjo, dëshira për t’u bashkuar përsëri më atë që e ngriti politikisht. Ky flirtim i Shpendit vjen në një kohë kur karriera e tij politike konsiderohet e përfunduar, e dështimin spektakolar në zgjedhje si dhe pakënaqësitë në qeverisjen komunale kanë arritur majat e saj. I gjendur në këtë udhëkryq, Shpendi ka nuhatur mundësinë e rilindjes së tij pasi të përfundoj mandatin e tij si kryetar i Prishtinës. Me flritimin e tij lexohet shumë qartë dëshira e madhe e tij për t’u kthyer përsëri tek Albin Kurti, largimin para dy vitesh të përshkruaj vetëm ikje e përkohëshme.

Se a do e pranojë flirtin Albini, për më tepër të pranoj të rikthejë përsëri afër vetës njeriun që para dy vitesh u akuzua se e tradhtoi mbetët për t’u parë.

Historia e tradhtive të mëdha nuk janë të panjohura, zënë fill tek Skënderbeu, pastaj edhe tek presidenti Rugova, me të ri tkhyerit me kokën ulur që nuk janë prerë asnjëherë nga kolosët. Rregulli i pa shkruar se ai që tradhton njëherë tradhton gjithmonë, ka përshkruar gjithnjë rrugëtimin e atyre që janë ndarë në dy kategori: Të tradhtuar dhe tradhtarë.

Pesha politike e atyre që ikin, tradhtojnë dhe prapë kthehen , kurrë nuk është njësoj, ashtu si edhe besimi i qytetarëve tek ata. Ky është mësimi që njeriu në jetë duhet të ketë prioritet, mos të tradhtojë asnjëherë, më mirë të jesh i tradhtuar dhe të tradhtosh. Sa më afër të afrohen zgjedhjet për kryetar të komunave, aq më shumë do të jenë flirtimet e Shpendit ndaj “bukës së moçme”, me të panjohurën e si do të përfundoj kjo histori.

Pavarësisht se a kthehet apo jo Shpendi aty ku ishte më parë, megjithatë asnjëherë s`do të ketë respektin që e ka pasur. Kështu ka ndodhur edhe me shumë të tjerë, që fatkeqësisht historia jonë politike dhe jetësore në shqiptari nuk i kanë munguar asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat