Mehazi: Bojkotimi i PDK-së në Kuvend, më shumë pikëllues sesa protestues

Politika

Mehazi: Bojkotimi i PDK-së në Kuvend, më shumë pikëllues sesa protestues

Nga: D.B. Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:39
Sulejman Mehazi

Qëllimi i bojkotimit të PDK-së në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk është pengesë fotografia e Thaçit, por shkak, qëllimi primar i tyre është ngatërrues për të penguar punën e Qeverisë së re.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se ata nuk mund ta durojnë opozicionin përballë Qeverisë së Kurtit dhe si alibi arsyeje e kapin fotografinë e nxjerrë të Thaçit nga zyra e Kryetares së Parlamentit Vjosa Osmanit.

Sipas tij, atyre ju vjen keq pse popullata me anë të votave ua humbi privilegjet njëzetvjeçare shtetërore e qeveritare.

“Bojkotimi i PDK-së më shume duket si pikëlluese sesa protestuese, ata s'mund ta durojnë inferioritetin politik ndaj Qeverisë se re, kjo e bënë që ata të bojkotojnë Vjosa Osmanin e Kurtin, derisa të vetëdijson e ta pranojnë realitetin se definitivisht janë grup opozitar. Mos pjesëmarrja e PDK- në Kuvend nuk mund ta ndalë aspak punën e Qeverisë së re, shembull e kemi opozitën në Shqipëri, jo që s'marrin pjesë në Kuvendin e Shqipërisë, por deputetet e Lulzim Bashës kanë dhënë edhe dorëheqje të përhershme. Mirëpo Qeveria e Edi Ramës punon pa fare problemi e pengese. Të kota janë përpjekjet e opozitës për të penguar Qeverinë e re, Albin Kurti e Vjosa Osmani do punojnë e ata le të bojkotojnë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat