Mirëpritet propozimi i Albin Kurtit për shërbim ushtarak të obligueshëm

Politika

Mirëpritet propozimi i Albin Kurtit për shërbim ushtarak të obligueshëm

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 shkurt 2020 Në ora: 20:38
Albin Kurti

“Mendoj se qëllimi i Kryeministrit është tepër i qëlluar, por duhet ta kemi një gjë parasysh, se ushtria e rregullt e ka koston e vetë financiare, sepse përpos armatimit dhe motorizimit që ushtria duhet ta ketë, mos të harrojmë se ushtrisë i duhen kazermat, terrenet stërvitore, uniformat, armët dhe municioni, ushqimi ditor (3 herë në ditë) kuadri ushtarak super i shkolluar, aeroplanët ushtarak e tjera elemente përcjellëse që i duhen një ushtrie”, ka thënë Hajrullah Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës 3 shkurtit ka shpalosur planin e tij qeverisës, ku ka thënë se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.

“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-së. Do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak, ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tre mujore i cili do t’i ndihmoj FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, ka deklaruar Kurti.

Ky qëndrim i kryeministrit të Kosovës, është mirëpritur nga ekspertët e fushës së sigurisë, por sipas tyre do të duhet të bëhet investime ekonomike në këtë fushë.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, shprehet se i vjen mirë që më në fund u aktualizua zyrtarisht çështja e shërbimit ushtarak nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, ai ka shpjeguar ecurinë ushtarake të shtetaseve të Kosovës, duke përmendur Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, deri tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu edhe ka thënë se kur ishteushtarak në Ushtrinë Sllovene vitin 1991-1992 ka përpiluar elaborat për ti formuarnjësite të mbrojtjes territoriale në Kosovë, të cilat i ka dërguar tek udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, ai ka theksuar se ka folur me ish ministrin, Rustem Berisha si dhe me ministrin e ri Anton Qunin që vendi të ketë sistem të trajnimit dhe të aftësimit te rinisë tonë për raste emergjente dhe si ushtri rezerve.

Plani sipas Hafir Hoxhës

Për me tepër, Hoxha ka përpiluar një plan se si duhet që të zhvilloj trajnimet më mënyrën se si duhet të bëhet aftësimi ushtarak në Kosovë.

Image
Hafir Hoxha

“Rregullisht kam propozuar që të kemi sistem të trajnimit dhe të aftësimit te rinisë tonë për raste emergjente dhe si ushtri rezerve. Në Vitin 2019 kam biseduar edhe me ministrin Rrustem Berisha, po ashtu edhe me ministrin e tanishëm z. Anton Qunin që dytë i kam kolegë dhe bashkëluftëtarë nga UÇK, dhe me shume liderët të tjerë edhe të VV- së ne duhet te kemi një sistem, një model për t`i aftësuar rininë tonë dhe jap pikat ose modelin të cilin unë e paramendoj që ta kemi: Si do të dukej aftësimi, shërbimi ushtarak në Kosovë : 1. Duhet të kemi obligim të shërbejmë shtetin në afat kohorë prej tre muajve në tri etapa në afat kohorë prej 5 viteve. 2. Obligimin mundemi ta bëjmë në: a. Ushtrinë e Kosovës b. Në strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Gatishmërisë Emergjente 3. Kush ku do të shërben varet prej nevojës së shtetit , prej aftësive psikofizike dhe prej gatishmërish profesionale të qytetarit dhe dëshirës së tij. pra mundemi të bisedojmë me qytetarin, ka thënë Hoxha.

Ai ka treguar se në çfarë forme e paramendon shërbimin ushtarak, në bazë të rrethanave në të cilat gjendemi si shtet , buxhetin dhe faktorin e brendshëm dhe të jashtëm politik.

“Ushtria: - Shërbimi 3 x1 muaj në afat kohorë prej 5 viteve, Shërbimi ushtarak bëhet në kazermat ekzistuese të FSK-së trajnohet , stërvitet nga stafi ekzistues profesional i FSK-së , ushtarët do të qëndrojnë tërë kohen në kazerme vetëm javën e parë të shërbimit, në fund të javës jepet betimi dhe pastaj tri javët tjera të muajit të parë dhe dy muajt të tjerë me vone ushtarët flenë në shtëpitë e tyre kurse në kazermë qëndrojnë gjatë orarit të punës nga ora 7.00h deri ne ora 17.00 h , pos natës kur do të jenë në detyrë roje dhe do te shërbejnë më së afërmi vendbanimit të tyre - Muaji i parë të aftësohen ushtarët me njohuri teorike dhe praktike për sistemin e mbrojtjes, ushtrinë dhe strukturat të tjera mbrojtëse, njohurit me armatimin që posedojmë, bartja e uniformes dhe rregullat ushtarake. Rreshtimet, lëndët taktike dhe operative, tani mos të lëshohem në plan program detal që do të bëhet me kohë. - Gjatë këtij muaji do jen ligjërimet dhe aftësitë gjenerale, të përgjithshme , unike për të gjithë pjesëtarët e ushtresë. - MUAJI I DYTË në muajin e dyte do të ftohen pjesëtarët e ushtresë të profilizuar dhe të caktuar në gjini ushtarake, këto do të vërehen dhe të profilizohen gjatë muajit të parë të shërbimit , pra do të aftësohen dhe trajnohen për gjini ushtarake për këmbësori, artiljeri, tenkiste, intedante, mbrojtje kundërajrore, inxhinieri, vëzhgues, polic ushtarak, dhe ato gjini qe gjinden në FSK. - Muaji i tretë do të jetë muaj ku ushtarët do të kyçen në ushtrime dhe aktivitete të ndryshme në bazë të planit dhe programit duke filluar në aksione në komunat ku ata shërbejnë ti ndihmojnë edhe strukturat e Mbrojtjes Civile, të pyllëzojnë hapësirat publike, dhe të shërbejnë ne strukturat e gjinive te tyre ushtarake me pune gjatë orarit të punës. Do të ndihmojnë në fabrika, atelie ushtarake, në ferma , kopshte e toka ku punohet për të kultivuar ushtrie ushqim dhe pajisje të tjera për nevoja të saja. - Intervali kohorë mes tre muajve përcaktohet me plan të veçantë të ushtrisë dhe përgatitjeve paraprake. - Stafi interesant dhe karakteristik që është i nevojshëm për të shërbyer si staf civil në ushtri mundet ti bëhet kontrata e punës dhe të jetë staf aktivë shërbim të ushtresë si janë p.sh: mjeket, mekanikët , kuzhinjerët, rrobaqepsit, bujqtë, vozitësit, gjeodetët, topografët etj”, ëshë shprehur ai.

Kështu sipas tij, me përfundimin e muajit të tretë do t`i kemi rininë të aftësuar, të seleksionuar dhe të vendosur në vendin e duhur ku do të jenë staf rezervë. 

“Do të bartin uniformë dhe armatim gjatë shërbimit të tyre kurse në shtëpi munden të udhëtojnë në uniforme apo tesha civile varet si do te vendoset me ligje. - Për t`i zvogëluar shpenzimet Ushtria e Kosovës duhet të bënë projekte qe të prodhon dhe kultivon ushqim për stafin e sajë, pajisjet me teknike për riparimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha automjeteve te shtetit duke filluar nga qeveria, ministritë, komunat, zjarrfikësit, arsimi, mjekësia, pylltarie etj etj që në atë qendër pra të kenë staf civil profesional për mekanikë dhe te krijohen te hyrat buxhetore nga ministrit të tjera dhe te shmangen keqpërdorimet e kësaj lami që ndodhuni tani. Ky projekt propozojë të fillon si prototip me nga tre togje ( nga 100 ushtarë) në secilën ZO të FSK-së që brenda një viti tri togjet të shërbejnë shërbimin në tersi 3x1 muaj , pra nga një togë të jetë aktivë në secilën zonë , ku gjatë kësaj pune bëhen planet, analizohen metodat e punës, projektet, kërkesat, buxheti , pajisjet për të përgatit ligjin dhe projektin final”, ka përfunduar Hafir Hoxha.

Tërnava: Propozimi i Kurtit, i qëlluar

Ndërkaq, Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka mirëpritur qëndrimin e kryeministrit Kurti për shërbimin ushtarak obligative për shtetasit e Kosovës, dhe ka përmendur edhe historikun e shqiptarëve të cilët përfundonin ushtrinë në ish Jugusllavi.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kosova tani si shtet i ri qe tani e ka edhe ushtrinë dhe policinë e saj, e që në të kaluarën Kosova në ish Jugosllavi nuk e kishte ushtrinë e saj sepse ishte krahine autonome në kuadër të Jugosllavisë, por të rinjtë shqiptarë në ato kohëra e përfundonin ushtrinë e rregullt që ishte si obligim për të rinjtë tonë, dhe kryerja e ushtrisë ishte në territorin e Jugosllavisë, kështu që ndodhte që shqiptaret të gjinden në kryerje të ushtrisë edhe në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi apo Maqedoni, dhe ndodhte që edhe si të rijnë që nuk e dinin gjuhen e atyre viseve ku shërbenin, ata edhe në ato rrethana shërbenin në kohëra të ndryshme që dikur ishte kryerja e ati shërbimi ushtarak 24 mujor, pastaj 15 muajve dhe kohëve më të vona 12 muaj, gjate kryerjes se këtij shërbimi këtyre të rinjve ju takonin dy herë pushim që vinin të familjet, por krejt kjo kohë e kaluar ishte kohë e kot sepse nuk ju llogariteshin as si stazh pune apo tjetër. Dhe ka ndodhe që shumë nga ta shkonin në ushtri dhe u kthenin të vdekur, e sidomos viteve të keqësimit të situatës politike të viteve 80-ta. Tani Kosova me territorin e vet me këta kufij, e që kufizohemi në pjesë të madhe me Serbinë, me Maqedoninë, Shqipërinë dhe me Malin e Zi, dhe duke e pasur parasysh të kaluarën e hidhur e sidomos luftën me Serbinë, por mos të harrojmë se edhe në të kaluarën me këtë shtete gjithnjë kemi qenë në marrëdhënie jo të mira, e kur nga ky shtete edhe ma tutje përpos luftës së tmerrshme që e përjetuam në vitet 1998-1999 gjithnjë kemi pas situata jo të lakmueshme, edhe deri me tani ky shtet nuk ka bërë një hapë të përafrimit me shtetin tonë, por gjithnjë është në gjendje të tensionuar dhe gjithnjë kërcënon me luftëra në të ardhmen, është shprehur Tërnava.

Për më tepër, ai ka shtuar se nëse shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm do ishte një veprim tepër i qëlluar dhe ka sugjeruar që të zgjatë tre muaj.

“Duke e pasur krejt këtë që e shpjegova parasysh në tani si shtet i ri gjithsesi kishte me qenë tepër e rëndësishme që të rinjtë tonë ta kryejna shërbimin ushtarak dhe njëherë e përgjithmonë të shërbejnë në troje të tyre amë si kurrë një here. Një plan i tillë nga Kryeministri që shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm do ishte një veprim tepër i qëlluar dhe i kuptueshëm. Të rinjtë tonë sikur ta kryenin shërbimin ushtarak në një kohëzgjatje jo të gjatë si më parë, qoftë edhe tre muaj, do të kontribuonin, që të gjithë në këtë afat stërvitorë të përvetësojnë mundësit e taktikave-teknikave luftarake, e që këto ushtrime do i kryenin në vendin e tyre dhe në gjuhën e tyre, me armatimin e kohës, e që këto stërvitje armiqve tonë do iu shërbenin në preventive që të jenë të vëmendshëm ndaj Kosovës, e sidomos kur tani ne kemi miqësinë tonë elitare të botës si Amerikën, Anglinë, Gjermaninë, Francën e shtetet tjera që na ndihmuan me u çlirue”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe elementet të cilat do të duhet të investohet si kazermat, terrenet stërvitore, uniformat, armët dhe municioni, ushqimi ditore (3 herë në ditë) kuadri ushtarak super i shkolluar, aeroplanët ushtarak e tjera elemente përcjellëse që i duhen një ushtrie.

“Mendoj se qëllimi i Kryeministrit është tepër i qëlluar, por duhet ta kemi një gjë parasysh, se ushtria e rregullt e ka koston e vetë financiare, sepse përpos armatimit dhe motorizimit që ushtria duhet ta ketë, mos të harrojmë se ushtrisë i duhen kazermat, terrenet stërvitore, uniformat, armët dhe municioni, ushqimi ditore (3 herë në ditë) kuadri ushtarak super i shkolluar, aeroplanët ushtarak e tjera elemente përcjellëse që i duhen një ushtrie. Sikur ta gjenim mundësin e investimeve ekonomike në këto elemente sikur i shpjegova por edhe shumë tjera pran tyre që do të paraqiten, e qe i duhen një ushtri, besoj se edhe të rinjtë e këtij vendi me kënaqësi do iu thirreshin obligimit të tyre të shenjtë në mbrojtje të atdheut. Nëse ne edhe në këto rrethana të viteve 90 ashtu të papërgatitur që ishim ushtarakisht, sepse nga ajo kohë e deri në lufte 1998-1999 të rinjtë tonë nuk e përfundonin ushtrinë e Jugosllavisë, pavarësisht vështirësive të kohës, prapë se prapë u mobilizuan dhe e bërën luftën e tyre nën ombrellën e UÇK-se dhe e fituan luftën që sot e gëzojmë këtë liri dhe shtetin e Kosovës, por edhe me ndihmën e shteteve që më lartë i përmenda. Po e shikuam historikisht, marrëdhëniet mes popullit tonë dhe atij serb, serbet gjithnjë kanë bërë masakra ndaj shqiptarëve ,gjë që formimi i ushtresë me stërvitjet e saja në hap me kohën, në preventive do i shtangonte, dhe nuk do ta kishin serbet atë përkrahje që e kishin dikur, me propagandat e tyre që dijen vetëm ata me i bë, por ja që tani bota i ka kuptuar në tërësi se kush janë ata, dhe që të gjitha luftërat që janë bërë nga vitet e 90-99, fajtore të këtyre luftërave janë serbet”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat