Koordinimi Kurti-Thaçi, flet ish-shoku i presidentit, zbulon se cili është skenari i ish-kreut të PDK-së – paralajmëron se kjo parti do të pësojë tronditje

Politika

Koordinimi Kurti-Thaçi, flet ish-shoku i presidentit, zbulon se cili është skenari i ish-kreut të PDK-së – paralajmëron se kjo parti do të pësojë tronditje

Nga: N.H Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:06
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kreu i ri i qeverisë, Albin Kurti, për herë të parë ka kërkuar publikisht koordinim me të parin e shtetit në fushën e politikës së jashtme.

Kurti përveç bashkëpunimit me Thaçin, tashmë e ka konfirmuar se do ta heqë tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë.

Analisti politik, Sali Rexhaj, njëherit opinionisti dhe ish-shok i studimeve i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kërkesa për koordinim mes Kurtit e Thaçit është një lajm i mirë për vendin.

“Kurti këto dite po mundohet që të bashkëpunoj me Thaçin, po edhe me PAN-in i cili është tani në opozitë. Ky është gjithsesi lajm i mirë. Por, dyshoj shumë se presidenti Thaçi e PAN-i do ta harrojnë aq lehtë sjelljen e Kurtit në 10 vjetet e fundit. Zaten Kurti erdhi në pushtet mu duke refuzuar bashkëpunimin, duke kundërshtuar çdo gjë që vinte nga qeveritë, duke përfshirë edhe atë të LDK-së me Isa Mustafën në krye. Fakti se sot nuk e kemi liberalizimin e vizave, ‘merita’ ka më së shumti VV-ja dhe kauza e shpifur e demarkacionit”, ka thënë ai.

Sipas Rexhajt, presidenti aktual po shprehë interesim edhe për një mandat, andaj ai konsideron se ky i fundit do ta kushtëzojë bashkëpunimin, vetëm nëse i premtohet edhe një mandat.

Image
Sali Rexhaj

“Tani Kurti duhet të futet në pazare politike nëse donë të ketë unitet dhe t’i bashkohen të gjithë. Thaçi po shprehë interesim edhe për një mandat, kështu që më siguri do ta kushtëzojë bashkëpunimin vetëm nëse i premtohet edhe një mandat. Në anën tjetër edhe Ramush Haradinaj po insiston në mbajtjen e taksës 100% në mallrat serbe, gjë më të cilën Kurti i ka fituar zgjedhjet duke premtuar heqje të taksës dhe vendosje të reciprocitetit. Kështu edhe Ramushi nuk do t’i bashkëngjitet kësaj ftese për unitet. Kurti është njeriu më i gabuar rreth të cilit mund të ketë unitet, ai do ta paguaj çmimin e arrogancës e mospërfilljes karshi partive tjera. Kjo do të shkojë në dëm të Kosovës për fat të keq. Mendoj se vitin tjetër do të kemi zgjedhje, sepse nuk shoh mundësi se si do ta zgjedhin presidentin koalicioni qeverisës VV-LDK”, ka thënë Rexhaj.

Në fund Rexhaj, paralajmëron se partia e Kadri Veselit do të pësojë tronditje të madhe, për shkak të Gjykatës Speciale.

“Qeveria i mori 66 vota, ndërsa për tu zgjedhe presidenti duhet të qëndrojnë në seancë 80 deputetë. Kudo që përzihen duart e Hashim Thaçit, nuk dalin llogarit pa ju përmbushë edhe atij ambiciet. Por duhet ta kemi parasysh edhe Gjykatën Speciale. PDK-ja do të pësojë tronditje të madhe. Pa përjashtuar opozitën po edhe VV-në”, ka përfunduar Rexhaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat