Mllef e kërcënime, gjuha e ashpër e PDK-së për Qeverinë Kurti

Politika

Mllef e kërcënime, gjuha e ashpër e PDK-së për Qeverinë Kurti

Nga: D.B. Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Ndonëse PDK-ja do duhej ta ndihmonte Qeverinë e re dhe jo ta pengonte atë, meqë do bie ndesh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, megjithatë PDK-ja endet nuk po mundet të kuptoj se janë në opozitë prandaj dhe po shpikin kauza për të bojkotuar mbledhjet e kryesisë.

E bojkotimi i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, supozohet se ndodhi për shkak të fotografisë së Thaçit.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe analisti politik Skender Mulliqi i cili konsideron se PDK-ja ka rënë nga pushteti pas 13 vitesh të qeverisjes më vendin.

Image
Skender Mulliqi

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se gjatë kësaj kohe PDK-ja nuk ka qeverisur mirë, dhe kjo rënie nga pushteti ka qenë e logjikshme. “Kjo parti i pranoi humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit në mënyrë korrekte. Mirëpo, kjo zgjati deri në tubimin e parë për formimin e organeve te reja të shtetit, pas tre muajve. Sjellja e disa deputeteve te kësaj partie nuk ishte aspak e mënyrës opozitare. Pamë fjalime plot mllef, fjalime inatçore madje edhe fjalime kërcënuese, në vend të fjalimeve korrekte dhe madje urues karshi Qeverisë së re- Kurti. Opozitarizmi bëhet në mënyrë konstruktive, ndaj edhe mos pjesëmarrja e këtij subjekti politik në mbledhjen e kryesisë së kuvendit ndoshta edhe është pritur”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, zgjedhja e mënyrës së bojkotet nuk i ndihmon PDK-së, dhe as nuk i kontribuon proceseve jo të lehta të cilat e presin Kosovën.

“Nuk besojë së mos pjesëmarrja ne mbledhjen e kuvendit ka shumë lidhshmëri më heqjen e fotos të presidentit Hashim Thaçi, por më shumë ka të bëjë që të krijohen situata problematike politike qysh në start. Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe te rrjedhave të dobëta ekonomike më shumë së kurrë. Demokracia nuk do të thotë anarki, dhe as pushtet absolut. Ekziston rrotacioni shumë i logjikshëm në sistemin pluralist shumë partiakë, më çka duhet të pajtohet PDK-ja, dhe çdo parti qe i humb zgjedhjet. Nëse dikush ka synim të krijojë situata konfliktuoze, kjo nuk justifikohet në asnjë mënyrë”, ka thënë analisti politik Skender Mullqi.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria ka para veti edhe prurjen e shumë ligjeve , ku duhet një shumicë absolutë, dhe mos prezenca apo edhe mos votimi i ligjeve të interesit shtetëror, do të ishte i pafalshëm për çdo opozitë.

“Nëse PDK-ja zgjedhë të behët opozitë inatçore, duke bërë akuza të pabazuara, pa ndonjë vizion dhe pa programe alternative, sigurisht që jo vetëm që do ti bën dëme vetit, por veç i garanton qeverisë së re edhe shumë vite të qeverisjes më Kosovën. Kushdo qoftë duhet kuptuar se reformat në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës në vend, janë shumë nevojshme. Gjithashtu duhet të bëhet edhe luftimi i keqpërdorimeve të pozitës shoqërorë, lufta kundër korrupsionit, klientelizmit ,nepotizmit, pasurimeve të paligjshme e shumë të tjera, të cilat e kanë gërryer vendin nga brenda për shumë vite. Pra është koha e hapjes së perspektivave të reja për të rinjtë në Kosovë ,e jo për ta braktisura atë, në mënyrë masovike siç na ndodhi deri me tani në Kosovë”, ka thënë, analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat