Albin Kurti i pakompromis ndaj vendimeve të Ramush Haradinajt

Politika

Albin Kurti i pakompromis ndaj vendimeve të Ramush Haradinajt

Nga: D.B. Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Se kjo qeveri ka filluar mbarë, shihet hapur edhe para kamerave televizive, sesi Kryeministri Albin Kurti me Qeverinë e tij, shkarkojnë personat të cilët pa farë aftësie e meritash kanë zënë vendet më të larta shtetërore.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Kurti do jetë i pa kompromisë ndaj funksionarëve neglizhentë e të papërgjegjshëm.

“E them këtë pasi Kurti këtë e tregoi dhe me marrjen e vendimit për të shkarkuar edhe djalin e Presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugovën, i cili gjatë qeverisë së Haradinajt ishte Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe çështje të ambientit në Qeverinë e Kosovës. Albini jo që shkarkoi të pavlefshmit e qeverisë paraprake, por ai shkarkoi edhe veten dhe ministrat e tij duke shfuqizuar e përgjysmuar pagat marramendëse të qeverise së mëparshme të Haradinajt”, thotë ai.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, momentalisht veprimet e Qeverisë së re të Kurtit japin shpresa që e përgëzojnë popullatën e Kosovës për të mirë. “Një qeveri qe ulë pagat e veta për të mirën e shtetit dhe të popullatës s'ka pse mos të jetë e mirë dhe e dashur. Vërehet se qeveria e re nuk e ka në planë të parë pasurimin e funksionarëve të tyre, por pasurimin e shtetit të Kosovës. Për Qeverinë e Kurtit më e çmuar dhe e vlefshme duhet të jetë R.e Kosovës sesa rrogat e tyre të majme”, është shprehur njohësi i cështjeve politike Sulejman Mehazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat