Ja pse PDK e “urren” Vjosa Osmanin

Politika

Ja pse PDK e “urren” Vjosa Osmanin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 shkurt 2020 Në ora: 19:10
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

PDK ka të drejtën e gjithë botës për të qenë kundër Vjosa Osmanit, me veprimet që pasojnë deri edhe në bojkot të punimeve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ndonëse kanë zënë shkak heqjen e fotos së presidentit të shtetit Hashim Thaçit, në fakt arsyeja është më e madhe: Deklasimi që Vjosa Osmani i bëri PDK duke e çuar në opozitë. Me personalitetin e saj Vjosa Osmani arriti të ngriste LDK në piedestal, duke e tërhequr atë në ngritje të madhe, pas problemeve që kishte LDK më ndarjen e saj pas vdekjes së dr. Rugovës. Të kujtojmë se Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2014, ishte gruaja më e votuar, pasi mori me rreth 40 mijë vota. Pastaj në zgjedhjet e 2017 sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, del që Vjosa ka marr 45 mijë e 500 vota, duke rezulton si femra më e votuar nga koalicioni në Kosovë.. Ajo edhe ndonëse u rëndit me numër 81 në listën e përbashkët të koalicionit, ajo prapë mori vota shumë, duke dal e dyta në listë pas Avdullah Hotit. Uragani Vjosa Osmani nuk u ndal as në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, duke rezultuar edhe në këto zgjedhje si femra më e votuar në Kosovë.

Me personalitetin e saj Vjosa e tërhoqi LDK drejt ngritjes gjë që nuk ishte në favor të PDK-së, që synonte të amortizonte LDK duke qëndruar në pushtet në pakufi. Përveç se deklasoi PDK në zgjedhje, Vjosa ishte ndër më meritorët që u realizuar koalicioni VV-LDK në kohën kur Kadri Veseli bënte thirrje për zgjedhje të reja. Duke u prishur ëndrrat e klanit “ Pronto” Vjosa u shndërrua në cak të sulmeve të atyre që katandisën shtetin. Njëri ndër njerëzit, e qeverisë së kaluar, që u shqua për skandale dhe pjesë e atyre që kapën shtetin, është edhe ish ministri i drejtësisë Abelard Tahiri. Duke mos ditur se nga i ka humbur rruga, Abelardi akuzon zonjës Osmani se “po e mban peng funksionimin e mirëfilltë të grupeve parlamentare qëllimshëm” pa saktësuar se për çka e ka fjalën. Pasi ndarja e komisioneve është e përcaktuar me rregullore, dhe nuk bëhet sipas dëshirës. Të përhumbur nga shkatërrimi që u shkaktoi Vjosa, PDK duke mos mundur të gjej asnjë pikë të zezë në historinë e Vjosës shpikin gjëra që edhe vet nuk i besojnë.

Se PDK nuk e ka inatin me heqjen e fotos së Thaçit, por e ka personale me Vjosën e kanë treguar edhe ata vet. PDK-ja po thotë se po e bojkoton Kuvendin për shkak të krye parlamentares Osmani. “Znj. Osmani, jo bojkot Kuvendit, por bojkot ty! Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit”, shkruan në komunikatë.

Nuk di se çfarë nënkupton PDK me bojkot, mos pjesëmarrja është bojkot, nuk është diçka tjetër. Nuk është për tu habitur asgjë, dhe as që nuk i kuptojnë termet mirë, nuk ka ilaç kundër traumës.

Duhet kuptuar halli që e ka PDK, ata tek Vjosa shohin pengesën e pa kaluar, e cila me kalimin e kohës vetëm sap o merr përmasa me të mëdha.

Uraganet emërtohen në bazë të emrave të gjinisë femërore, i fundit që edhe “shkatërroi” PDK quhet Uragani Vjosa. Me kalimin e kohës ky uragan vetëm sa po rritet, dhe këtë e dinë “ viktimat” që nuk kanë asnjë mundësi të mbrohen.

Sa më shumë mundohen të njollosin Vjosën aq më tepër humbasin, ky është fati i keq i PDK-së dhe Abelard Tahirit, me pushtetin që duhet vetëm ta ëndërrojnë për kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat