“Të shfuqizohen vendime kanë varfëruar xhepat e qytetarëve”

Politika

“Të shfuqizohen vendime kanë varfëruar xhepat e qytetarëve”

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 18:53
Qeveria e Kosovës

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka kërkuar që menjëherë të bëhet shfuqizimi i ligjit i cili iu mundëson ish ministrave dhe zëvendësministrave  të marrin pagë pas mandatit, pasi që sipas tij, kjo ishte plaçkë e ligjshme e bërë nga PAN.

“Ky vendim menjëherë duhet të shfuqizohet, kjo ishte plaçkë e ligjshme e bërë nga PAN dhe tjerët për të zhvat paranë publike, kjo duhet të ndalet, s`ka pagesa koti më për askënd. Kjo pritet që nga kjo qeveri të shfuqizohet, nuk duhet grabitje të qytetëruarve në emër të shërbimit për popull”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka sugjeruar që të shfuqizohen të gjitha vendimet e paligjshme.

“Kjo duhet të diskutohet dhe të ndalen dhe shfuqizohen të gjitha vendimet e pa ligjshme, të deritashme.

Apo vendime të konvertuar për përfitime personal, të gjitha vendimet apo ligjet e tilla duhet të shfuqizohen, pra të gjitha këto vendime kanë varfëruar xhepat e qytetarëve”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat