“Vendi ynë nuk ka luks as kapacitete financiare për privilegje irracionale”

Politika

“Vendi ynë nuk ka luks as kapacitete financiare për privilegje irracionale”

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Ilustrim

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka kërkuar që të bëhet shfuqizimi pasi që më këtë ish funksionaret privilegjohen pa asnjë justifikim të qëndrueshëm me paga edhe pas përfundimit të mandateve.

“Qeveria aktuale menjëherë do të duhej t'i shfuqizonte dispozitat normative nebulozë e korruptive me të cilat ish funksionaret privilegjohen pa asnjë justifikim tëqëndrueshëm me paga edhe pas përfundimit të mandateve të deputeteve, ministrave, zëvendësministrave si dhe ish presidenteve! Ish funksionarët kthehen në postet e vendet e tyre të punëve ku më parë kanë qenë të angazhuar apo të punësuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se vendi ynë nuk ka kapacitete financiare dhe se një gjë e tillë shkakton   irritim dëshpëruese tek qytetarët.

“Vendi ynë nuk ka luks as kapacitete financiare për privilegje irracionale, të cilit apo cilës do titullar apo titullare të funksioneve publike. Madje privilegjet e tilla të tyre shkaktojnë revoltime e rritim dëshpëruese tek qytetarët,veçanërisht të punëtorët me paga të ulëta e më tepër te të rinjtë e të rejat e papunësuar- a”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat