“Plaçka” e ligjshme e ish PAN-it për ta zhvatur paranë publike

Politika

“Plaçka” e ligjshme e ish PAN-it për ta zhvatur paranë publike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 shkurt 2020 Në ora: 20:33
Qeveria Haradinaj, foto arkiv

“Ky vendim menjëherë duhet të shfuqizohet, kjo ishte plaçkë e ligjshme e bërë nga PAN dhe tjerët për të zhvat paranë publike, kjo duhet të ndalet, s`ka pagesa koti më për askënd. Kjo pritet që nga kjo qeveri të shfuqizohet, nuk duhet grabitje të qytetëruarve në emër të shërbimit për popull”, ka potencuar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Të gjithë ata të cilët ishin nëpostet kyçe të vendit do të vazhdojnë të marrin paga nga shteti i Kosovës, përkundër që PAN sot nuk është pjesë e qeverisë së Kosovës.

Ish-ministrat e ish-zëvendësministrat do të vazhdojnë të marrin 70% të pagës së tyre pas përfundimit të mandatit. Ministrat do të marrin pagë një vit pas mandatit, ndërkaq, zëvendësministrat do të paguhen sa gjysmë viti.

Përkundër, që Qeveria e re e Kosovës ka marrë vendim që të bëhet ndryshimi i këtij vendimi nga : “pagës së plotë që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre”, dhe zëvendësohet me tekstin: “pagës aktuale të tyre”, dhe bëhet fjalë për pagat e ish-zëvendëskryeministrave, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave dhe të ish- drejtorit të AKI-së për gjashtë muaj pas mbarimit të mandatit të tyre.

Po kërkohet që të bëhet fuqizimi i këtij ligji, pasi që po vlerësohet si plaçkë për buxhetin e Kosovës.

Njohës i çështjeve juridiko-financiare, Burim Halili, në një prononcim për “Bota sot”ka theksuar se çdo ligj i cili hynë në fuqi, çdo dispozitë e akteve tjera juridike lidhur me pagat e të punësuarve në sektorin publik janë të pavlefshme.

“Ligji për pagat është akt juridik i cili kompleton dhe kodifikon sistemin e pagave në vendin tonë dhe është i domosdoshëm hyrja e tij në fuqi. Në aspektin juridik në momentin që ky ligj hyn në fuqi, çdo dispozite e akteve tjera juridike lidhur me pagat e të punësuarve në sektorin publik janë të pavlefshme, e aq më shumë ato të akteve juridike të karakterit nënligjor siç janë vendimet”, ka thënë Halili për “Bota sot” .

Smaka: Vendi ynë nuk ka luks as kapacitete financiare për privilegje irracionale

Kurse, profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka kërkuar që të bëhet shfuqizimi pasi që më këtë ish funksionaret privilegjohen pa asnjë justifikim të qëndrueshëm me paga edhe pas përfundimit të mandateve.

Image
Riza Smaka

“Qeveria aktuale menjëherë do të duhej t'i shfuqizonte dispozitat normative nebulozë e korruptive me të cilat ish funksionaret privilegjohen pa asnjë justifikim tëqëndrueshëm me paga edhe pas përfundimit të mandateve të deputeteve, ministrave, zëvendësministrave si dhe ish presidenteve! Ish funksionarët kthehen në postet e vendet e tyre të punëve ku më parë kanë qenë të angazhuar apo të punësuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se vendi ynë nuk ka kapacitete financiare dhe se një gjë e tillë shkakton irritim dëshpëruese tek qytetarët.

“Vendi ynë nuk ka luks as kapacitete financiare për privilegje irracionale, të cilit apo cilës do titullar apo titullare të funksioneve publike. Madje privilegjet e tilla të tyre shkaktojnë revoltime e rritim dëshpëruese tek qytetarët,veçanërisht të punëtorët me paga të ulëta e më tepër te të rinjtë e të rejat e papunësuar- a”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Profesori e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë.

“Qeverise për ulje të pagave të anëtareve të saj në nivele sadopak racionale ishte me vend dhe i qëlluar.Rrjedhimisht Qeveria me akt ligjor do të duhej t' i harmonizonte pagat e titullarëve, funksionevepublike, të funksionareve të gjykatave e të prokurorive.Ne anëntjetër do të duhej të caktoheshin paga të arsyeshme në administratën publike, agjenci, komisione , institucione të pavarura në përshtatje me shkallën e ndërlikushëmrisë se punëve e detyrave dhe tëpërgjegjësisë profesionale.

Nga paraja publike askush nuk duhet të ketë pagë më të lartë se sa Presidenti, kryetari i Kuvendit as Kryeministri. Nëkëtë kontekst Qeveria me njëurdhëresë administrative do të duhej të inkriminonte dhe sanksiononte juridikisht angazhimin e kujtdo në më së një vend pune. Aktualisht veçanërisht në universitete e kolegje ka shumë pedagogë që " punojnë" në disa vende pune përbrenda një orarit të punës!!! umaur vesh se ajo trajte është korruptive anti pedagogjike dhe e pamoralshme e mbi të gjitha perversive madje anti produktive e për aq e dëmshme!”, ka potencuar Smaka për “Bota sot”.

Kelmendi: Tash edhe nëse shfuqizohet ky ligj nuk ka fuqi retroaktive

Ndërkaq, profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se edhe nëse shfuqizohet një ligj i tillë nuk vepron mbi ata të cilët ky ligj ka qenë në fuqi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Tash edhe nëse shfuqizohet ky ligj nuk ka fuqi retroaktive dhe nuk vepron mbi ata që në momentin e ndërprerjes së punës ka qenë ligji i tillë në fuqi. Se si dhe a është e drejte është një çështje qe shtetet e kanë rregulluar në mënyra të ndryshme. Ka shtete që çështjen e tillë e kanë të rregulluar për tërë jetën si pansion. Ka shtete që vetëm 1 vit a 6 muaj etj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka shtuar se një çështje e tillë duhet të analizohet dhe të përcaktohet me ligj.

“Nuk di që ndonjë shtet në Evropë që ka ndonjë ligj tjetër.Por, çështjet e tilla duhet të analizohen dhe të përcaktohet kjo me një ligj për tërë fushën e tillë.Por, natyrisht se çështjet duhet rregulluar.Baza e parë dhe themelore është që askush mos të merr dy të ardhura nga buxheti i shtetit. Kjo nuk tolerohet askund”, ka thënë Klemendi për “Bota sot”.

Burjani: Ky vendim menjëherë duhet të shfuqizohet

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka kërkuar që menjëherë të bëhet shfuqizimi i ligjit të tillë, pasi që sipas tij , kjo ishte plaçkë e ligjshme e bërë nga PAN.

Image
Blerim Burjani

“Ky vendim menjëherë duhet të shfuqizohet, kjo ishte plaçkë e ligjshme e bërë nga PAN dhe tjerët për të zhvat paranë publike, kjo duhet të ndalet, s`ka pagesa koti më për askënd. Kjo pritet që nga kjo qeveri të shfuqizohet, nuk duhet grabitje të qytetëruarve në emër të shërbimit për popull”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka sugjeruar që të shfuqizohen të gjitha vendimet e paligjshme.

“Kjo duhet të diskutohet dhe të ndalen dhe shfuqizohen të gjitha vendimet e pa ligjshme, të deritashme.

Apo vendime të konvertuar përpërfitime personal, të gjitha vendimet apo ligjet e tilla duhet të shfuqizohen, pra të gjitha këto vendime kanë varfëruar xhepat e qytetarëve”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat