Marrëveshja hekurudhore: A e njohu Serbia shtetin e Kosovës kur nënshkroi këtë dokument strategjik?

Politika

Marrëveshja hekurudhore: A e njohu Serbia shtetin e Kosovës kur nënshkroi këtë dokument strategjik?

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 11:08
Nënshkrimi i marrëveshjes

Të premten në Munih u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për hekurudha dhe autostrada, me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Ishte ambasadori Richard Grenell ai që bëri ndërmjetësimin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por jo edhe kryeministri Albin Kurti, apo ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Lidhur me këtë marrëveshje, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se me të lehtësohet jeta e njerëzve dhe kursehet e koha e shemben muret e urrejtjes.

Image
Rexhep Shahu

“Marrëveshja e nënshkruar për hekurudhën dhe autostradën është padyshim zhvillim pozitiv pasi nuk ka gjë më të mirë se të ndërtohen rrugë e autostrada, pasi lehtësohet jeta e njerëzve, kursehet koha e tyre dhe shemben mure urrejtje e mosnjohje. Nuk besoj se ka politikan që është kundër udhëve e urave, kundër autostradave e hekurudhave veç diktatorit Enver Hoxha që kishte frikën e paranojën se udhët ndihmojnë armikun të na sulmojë e të na pushtojë”, është shprehur ai.

Sipas tij, do të duhej të ishte i pranishëm edhe kryeministri Kurti dhe ministri i punëve të jashtme.

“Sa thuhet në lajm, marrëveshja u nënshkrua mes Kosovës e Serbisë, pra mes dy shteteve dhe është interesante se Serbia për nevojat e veta e njeh Kosovën shtet dhe nënshkruan dokumente strategjike me Kosovën siç nënshkroi për autostradë e hekurudhë. Unë nuk i di arsyet pse nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Kurti apo ministri i jashtëm i Kosovës por vetëm presidenti Thaçi. I pranishëm ka qenë i dërguari special i Amerikës dhe është dirigjim i Amerikës edhe ky akt nënshkrimi që ndodhi mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë. Unë mendoj se duhej të ishte kryeministri e ministri i jashtëm. Mungesa e tyre nuk e di pse ndodhi por Kosova nuk mungoi, munguan ata por marrëveshja u nënshkrua. Pa bërë asnjë aludim pse e çfarë, mendoj se duhej të ishte kryeministri Kurti ose i dërguari i tij patjetër”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat