Analiza e fortë, pas përplasjeve të fuqishme Kurti-Vuçiq, vjen thirrja e juristit: Kështu duhet të veprojë kryeministri i Kosovës

Politika

Analiza e fortë, pas përplasjeve të fuqishme Kurti-Vuçiq, vjen thirrja e juristit: Kështu duhet të veprojë kryeministri i Kosovës

Nga: N.H Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 18:24
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me tahmin e mbajtur në Munih të Gjermanisë, e ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përball presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, bëri një fjalim që bëri jehonë të madhe në Kosovë.

Burjani duke e komentuar këtë, ka thënë se të tilla përplasje ka pasur edhe në të kaluarën mes liderëve të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

“Përplasje ka pas edhe me të tjerët lider institucional, kjo nuk është ndonjë specifik , pra kjo nuk paraqet lajm për intermdiatoret dhe botën mediale, kjo është normale derisa të arrihet një marrëveshje që shuan kundërshtitë dhe armiqësitë në mes dy popujve me qindra vjet e vjetër, popujt mund të heshtin pas marrëveshjes, por historia mbetet po sikur edhe tragjedia e popujve , prandaj ketë e kanë parasysh edhe tjerët kanë kaluar pak a shumë nëpër këtë histori pasluftës së Dytë Botërorë, as nuk dua të rrisë as zvogëlojë ndjenjat e popujve, megjithatë e ardhmja përkujton se diçka e re vjen, dhe nuk duhet të mbetet jeta dhe ardhmëria e popujve peng i së kaluarës, e kaluara mbetet në letra dhe monografi e pjesë të historisë, por e ardhmja duhet të ndërroj jetën e gjeneratave të reja si në Serbi, si në Kosovë”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai ka bërë edhe një thirrje për kryeministrin e Kosovës se duhet shikuar nga e ardhmja dhe se duhet të punohet për gjeneratat që po vijnë.

Image
Blerim Burjani

“Pra është obligim i madh i liderëve të gjejnë të ardhmen, ndonëse Serbia e paraqet gjithmonë të pamundshme, perëndimi si të mundshëm dhe Kosova si të mundshëm nëse ka vullnet. Pra, ka shumë punë për të bërë duhet ruajt optimizmin në mes liderëve institucional. Këtu nuk të mençur, por ka pragmatik dhe nuk është garë në mes të mençurve, por garë në mes së ardhmes dhe të tashmes. Pra, duhet shikuar nga e ardhmja duhet të punohet për gjeneratat që po vijnë, ata nuk kanë nevojë të frikohen dhe të tmerrohen më, e as të luftojnë, por te bashkëpunojnë dhe të jetojnë si fqinjë”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se kryeministri Kurti mbrëmë tha se pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet tashmë çlirimi i Serbisë nga Kosova.

“20 vite më parë, gati të gjithë ju, na ndihmuat neve që të çlirohemi nga Serbia. Unë mendoj se tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shprehë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat