Vizita Kurtit tek varri i Presidentit Rugova, kthesë pozitive dhe vlerësim i merituar

Politika

Vizita Kurtit tek varri i Presidentit Rugova, kthesë pozitive dhe vlerësim i merituar

Nga: D.B. Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:42
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, tek varri i Presidentit Rugova

Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku thanë se veprimtaria e e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të vlerësohet gjithmonë.

Për Kurtin kjo ishte hera e parë që bëri homazhe pranë varrit të presidentit të parë të Kosovës së lirë. E në lidhje me këtë analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” se vizita e parë e Kurtit tek varri i Presidentit Rugova është kthesë pozitive dhe vlerësim i merituar për kontributin që Presidenti Rugova ka dhënë.

“Edhe fjalimi i kryeministrit Kurti ishte shumë i matur, konciz dhe përmbajtjesor duke dëshmuar kështu kulturë të lartë. Pas kësaj vizite besimi mes VV dhe LDK do shtohet që është diçka pozitive për koalicionin qeverisës. Me kalimin e kohës figura e Dr. Rugovës vetëm sa merr meritën dhe respektin e duhur. Albini s’kishte pse mos të bënte këtë vizitë, kur njerëz që e shpallën dikur tradhtar vizitojnë varrin e tij”, është shprehur analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat