Mehazi tregon se cilat janë dobitë e shërbimit ushtarak për rininë e Kosovës

Politika

Mehazi tregon se cilat janë dobitë e shërbimit ushtarak për rininë e Kosovës

Nga: D.B. Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:05
Albin Kurti

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani para ushtarëve të FSK-së, kanë thënë se do ta bëjnë të detyrueshëm shërbimin ushtarak. E gjënë më të mençur që mund ta bënte Qeveria e Albin Kurtit, për rininë e Kosovës është shërbimi ushtarak.

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën “Bota sot” se në shërbimin ushtarak rinia e Kosovës, jo vetëm që do frymëzohej për të pasur dashuri ndaj Kosovës, por do të jenë të përgatitur edhe për të mbrojtur vendin, nga agresorët fqinjë sikurse që është Serbia.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, nëse djemtë e ri shqiptarë në kohën e Ish-Jugosllavisë kanë shkuar ushtarë për të mbrojtur Jugosllavinë e serbëve, kroatëve etj, atëherë pse të mos shkojnë vullnetshëm e të bëhen ushtarë të Republikës së Kosovës. “Nuk ka më kënaqësi se kjo andaj deklarata e sotme e Albin Kurtit, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Kazermën "Adem Jashari" më shumë ka gëzuar rininë e Kosovës që do jenë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak. E them këtë pasi aty rinia do kalitet me disipline ushtarake, do edukohet e do përgatitet për sfida të mëtutjeshme jetësore, do i shtohet dashuria për Kosovën e do jetë i gatshëm në çdo kohë të mbronte vendin nga çdo rrezik i ardhur nga jashtë. Dobitë e shërbimit ushtarak për rininë e Kosovës do jenë të shumta si nga aspekti edukues, dashuror e disiplinor”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Ai tutje ka shtua se shërbimi i obligueshëm ushtarak do ta bënte rinin që të ketë kujdes ndaj vetvetes, dhe natyrisht se do largohej nga droga dhe ndaj veseve të këqija morale e të papëlqyeshme, për shkak se nuk do t'i mundësohej të shkonte ushtar, e të tjerët do ta konsideronin si të pa aftë. “Në kohën e ish-Jugosllavisë ata që s'i merrnin ushtarë nuk ju jepnin edhe nuse për shkak se i konsideronin si të pa aftë e të sëmurë psiko- fizikisht. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak e ka kuptimin e kryerjes së një obligimi, moral, patriotik, edukues e dashuror të rinisë ndaj Republikës së Kosovës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat