17 Shkurti i parë pa PDK-në në pushtet, mirë që shkuan në opozitë

Politika

17 Shkurti i parë pa PDK-në në pushtet, mirë që shkuan në opozitë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 shkurt 2020 Në ora: 22:31
Kadri Veseli

Në vigjilje të dymbëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duhet theksuar se ky do të jetë përvjetori Ii parë më ndryshe. Them më ndryshe duke pasur parasysh rrethanat e reja politike në vend, të krijuara pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Pothuajse të dymbëdhjetë muajt, përjashto katër muajt e fundit, në pushtet ka qenë PDK, e cila përmes manipulimeve, intrigave dhe kapjes së shteti arriti të mbijetonte kaq gjatë në skenën politike. Edhe pse, duhet theksuar, se shoqëria, masa e gjerë nuk ishte ajo që votonte këtë parti, shfrytëzimi i mekanizmave funksiononte dhe kështu deri me 6 tetor 2019 PDK arriti tu mbijetonte sfidave. Humbja e saj, repsektivisht kalimi i saj në opozitë shënon një moment historik për popullin e Kosovës, kudo ndihej çlirimi shpirtëror, njësoj si në 99’ me ikjen e forcave serbe nga Kosova.

Për herë të parë ndihej kudo gëzimi, shpresa se këtu mund të bëhet mirë, dhe se drita në fund të tunelit ende nuk është shuar.

Në qeverisjen e PDK për 12 vjet Kosova është zbrazur për afro 200.000 banorë, dhe me qindra e mijëra të tjerë që presin të kenë të njëjtin fat. Me shëndetësi të shkatërruar, ekonomi në greminë dhe arsim në humnerë, këto janë të gjitha të zezat që krahu i luftës i la Kosovës.

Megjithatë, duhet theksuar se ardhja në krye të shteti e binomit Albin Kurti –Vjosa Osmani ka shtuar elanin e qytetarëve për të besuar se ditë të mira po vijnë.

Vendimet e para të kësaj qeverisje janë të favorshme, ulja e pagave dhe shkarkimi i koordinatorëve, të cilët vetëm sa e kanë zhvatur vendin, janë sinjale të mira se më në fund është një qeveri e përbërë nga VV-LDK që po mendon për popullin. Dhe nëse shohim përbërjen e kësaj qeverie nga ajo që iku, dallimi është si dita me natë. Indikacionet janë, mundësitë janë andaj s`ka asnjë arsye që kjo qeveri të dështon, pavarësisht se jo të gjitha mund të arrihen.

Në zgjedhjet e 2017 ishte gjenerata e parë që votonte pa përjetuar luftën, tani në 2019 ishte gjenerata e tretë, e cila nuk ushqehet nga folklorizmi primitiv me të cilën PDK mbante pushtetin. Sot në Kosovë janë gjenerata që nuk e kanë përjetuar luftën, të cilët nuk jetojnë më të kaluarën por duan perspektivë, dinjitet, shkolla me cilësi dhe siguri për të ardhmen e tyre. Këto nuk mund t’i siguronte PDK, e cila nuk ka as kuadro të duhura, dhe as qëllim për të punuar për të mirën e popullit. Jo vetëm PDK, por edhe AAK dhe NISMA, prodhim të të njëjtit brumë, i kanë sjellë dëme të mëdha vendit, aq sa duhet punë e madhe për të vënë në binarë shtetin më të ri në Evropë. Ishte momenti i fundit që të largohen ata që po e “ vrisnin” vendin tonë, me Kosovën që meriton të udhëhiqet nga njerëz më dinjitet, integritet dhe që nuk vjedhin.

Kosova, pas shumë lotëve, dhimbjeve më në fund ka filluar të buzëqesh, si një fëmijë i pafajshëm që gëzohet kur agresori që e kishte rrëmbyer detyrohet të heq dorë nga mbajtja peng. Sfidat janë të mëdha, por edhe mundësitë janë të mëdha për të bërë gjëra të mira për vendin. Më rininë e saj si asetin e kryesor, Kosova ka mundësi të zhvillohet me hapa të shpejt.

Me urimet që më asnjëherë mos të kthehet e keqja që u largua me 6 tetor, dhe besimin se në trembëdhjetë vjetorin e saj, Kosova do të jetë akoma edhe më e buzëqeshur, dhe në sytë e qytetarëve të shkëlqejë besimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat