Plani Marshall përballë Minishengenit, që erdhi si “dhuratë” e armiqve

Politika

Plani Marshall përballë Minishengenit, që erdhi si “dhuratë” e armiqve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 shkurt 2020 Në ora: 08:06
Albin Kurti

Në panelin e parë ndërkombëtarë që e zhvilloi si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti i ka “përvjelë mangët” duke diskutuar për çështje të rëndësishme, si idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për Mini Shengenin.

Po ashtu, Kurti gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka propozuar planin Marshall, të cilin do t`iu mundësonte gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, hyrjen në Bashkimin Evropian.

“Kjo ideja e ‘Mini” shengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti në Mynih të Gjermanisë.

Zogaj: Albin Kurti nuk ka kohë për të humbur me ide e propozime koti

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” nuk është shprehur pozitiv rreth deklaratës së Kurtit.

Image
Skënder Zogaj

“Kur thyhet qerrja, rrugë ka plot”, thotë një fjalë jona e urtë popullore, të cilën po e vërteton edhe zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë, që e ka humbur kontrollin dhe tash, kush të çohet më herët dhe si ti teket del me një propozim të vetin! Nismën e Vuçiqit që e qiti gurin në lum, qysh po shihet nuk do të mund ta nxjerrin as 100 të mençur, sepse shengeni po pjell përditë propozime të reja dhe, një zot e di ku e si do të përfundojë!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Zogaj ka sugjeruar që Kurti të merret me punët e shtetit dhe duhet pa hezitim me u marr vesh me SHBA-të për ta zgjidh përfundimisht çështjen e taksës kundër Serbisë.

“Kryeministri Albin Kurti duhet të qëndroj sa më larg këtyre byrytjeve propagandistike, sepse Kosova nuk ka nevojë as për mini as për maksi shengene ballkanike e as për plane Marshall, por ka nevojë me i funksionalizu institucionet shtetërore dhe me e luftu krimin dhe korrupsionin e organizuar! Me çlirua drejtësinë dhe me i mirë menaxhu financat shtetërore! Albin Kurti duhet pa hezitim me u marr vesh me SHBA-të dhe me e zgjidh përfundimisht çështjen e taksës kundër Serbisë, sepse, kjo është duke e mbajtur peng Kosovën si në planin e brendshëm edhe në atë ndërkombëtar! Albin Kurti nuk ka kohë për të humbur me ide e propozime koti, por duhet të injoroj kotësirat ngado që ato shfaqen!”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”.

Bytyçi: Serbia nuk është ende e gatshme të shkëputet nga trashëgimia e dhunës

Image
Enver Bytyçi

Ndërsa, profesori Enver Bytyçi, ka mendim të kundërt nga parafolësi i tij, pasi që ky propozim i kryeministri Kurti ka tërheq vëmendjen e aktorëve perëndimorë, sidomos në BE dhe ka mundësi të jetë objekt diskutimi dhe alternativë e zgjidhjes përfundimtare të konflikteve në gadishullin tonë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,në perceptimin tim ka shkëlqyer gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Megjithëse ai mori pjesë për herë të parë në një forum kaq të rëndësishëm, përsëri dëshmoi se i përket një brezi të ri politikanësh, të cilët përkushtohen për të drejtën, mbi bazën e të cilës vendoset paqja, siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi kaluarin e vuajtjeve dhe të dhunës e terrorit serb që ka kaluar Kosova dhe bëri thirrje që pas këtij kaluari për rajonin të thirret një plan i tipit Marshall të pas Luftës së Dytë Botërore. Ky propozim i Kurtit ka tërheq vëmendjen e aktorëve perëndimorë, sidomos në BE dhe ka mundësi të jetë objekt diskutimi dhe alternativë e zgjidhjes përfundimtare të konflikteve në gadishullin tonë, konflikte të cilat e kanë burimin që të gjitha në politikat shoviniste të Beogradit.

Kryeministri Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që tash pas 20 vitesh që kur ajo e çliroi Kosovën nga pushtimi dhe sundimi serb, ta çlirojë Serbinë nga Kosova! Edhe kjo tezë duket si retorike, por në thelb shpreh një realitet të dhimbshëm në rajon, kur Serbia, me gjithë krimet e kryera në Kosovë, nuk është ende e gatshme të shkëputet nga trashëgimia e dhunës”, ka deklaruar Bytyçi për “Bota sot”.

Plani Marshall drejtohet nga Evropa dhe SHBA-të

Gjithashtu, profesori ka deklaruar se Plani Marshall presupozon ndërtimin e shtetit të së drejtës si kusht për përfitim nga ai, Minishengeni përforcon pozitat e udhëheqësve autokratë të rajonit, të cilët janë gati të ndezin shkëndijat e konfliktit për të ruajtur pushtetin, pozitat dhe pasuritë që ata kanë grabitur në këto dy dekadat e fundit.

“Një Plan Marshall për Ballkanin Perëndimor do ta përgatiste këtë rajon për integrime të njëmendët euro-atlantike dhe do të sillte rrënimin e udhëheqësve autoritarë, të cilët i sundojnë këto vende, sidomos Shqipërinë (Rama), Kosovën (Thaçi) dhe Serbinë (Vuçiq). Plani Marshall auro-atlantik apo evropian për rajonin tonë është krejt i ndryshëm nga Shëngeni ballkanik i Vuçiq dhe Edi Ramës. Ndërsa, Plani Marshall presupozon ndërtimin e shtetit të së drejtës si kusht për përfitim nga ai, Minishengeni përforcon pozitat e udhëheqësve autokratë të rajonit, të cilët janë gati të ndezin shkëndijat e konfliktit për të ruajtur pushtetin, pozitat dhe pasuritë që ata kanë grabitur në këto dy dekadat e fundit.

Ndërsa Plani Marshall drejtohet nga Evropa dhe SHBA-të, Minishengeni drejtohet nga Beogradi sipas këshillave të Rusisë, ndërsa Plani Marshall garanton fonde për zhvillim, mirëqenie dhe prosperitet, Minishengeni garanton shtimin e pasurisë dhe të pushtetit në duart e oligarkëve. Ndërsa Plani Marshall dikton rregulla dhe shtet të së drejtës për integrime evropiane, Minishengeni favorizon bashkëpunimin e autoritaristëve dhe oligarkëve për të shkërmoqur edhe ato pak arritje në këtë drejtim në të kaluarën. Ndërsa Minishengeni garanton shpërndarje të barabartë të investimeve dhe të ndihmës për zhvillim, Minishengeni garanton supremacinë e Serbisë në rajon, gjë që ajo po lufton ta ruajë si trashëgimi të së kaluarës. Minishengeni garanton Serbinë që të rikthehet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, si shtet kolonialist. Ndërsa Plani Marshall e kushtëzon Beogradin me zgjidhjen e konfliktit me Prishtinën, Minishengeni e kushtëzon Prishtinën për zgjidhjen e konfliktit me Beogradin!”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka shtuar se Plani Marshall vjen nga miqtë e shqiptarëve, ndërsa Minishengeni erdhi si “dhuratë” e armiqve të kombit shqiptar.

“Mund të përmend me dhjetëra diferenca teorike e praktike midis një Plani Marshall dhe Minishengenit për të cilin janë marrë vesh Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, por mjaftojnë shembujt e mësipërm që të kuptohet se diferenca midis dy iniciativave janë thelbësore. Në fund të fundit Plani Marshall vjen nga miqtë e shqiptarëve, ndërsa Minishengeni erdhi si “dhuratë” e armiqve të kombit shqiptar. Si e tillë Plani Marshall u shërben popujve, Minishengeni u shërben sundimtarëve të këtyre popujve”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Ai ka sugjeruar që qeveria të jetë e një zëri dhe se ka thënë se pengesa kryesore për implementimin e propozimeve të Albin Kurtit mbetet presidenti Thaçi.

“Megjithatë pengesa kryesore për implementimin e propozimeve të Albin Kurtit mbetet presidenti Thaçi. Ata që nuk kanë aftësi të bëjnë diçka të mirë për njerëzimin dhe vendin e tyre, kanë të zhvilluar aftësinë që ta shkatërrojnë edhe një pikë mirësie që zoti ia çon një populli e një kombi. Kështu po ndodh me kryeministrin, i cili e fton Thaçin për të bashkërenduar punët e dialogut dhe presidentin, i cili ve gurë nën rrota!”, ka potencuar Bytyçi për “Bota sot”.

Një “plan marshall” për Ballkanin perëndimor do ta integronte që këto vende të pranohen me shpejtë në BE

Image
Binak Maxharraj

Po ashtu, profesori Binak Maxharraj ka shpjeguar dallimin e Plani Marshall dhe të Mini Shengenit.

“Plani Marshall do të mundësonte reforma më te shpejta dhe integrimin me te shpejtë te Ballkanit Perëndimor në Bashkësinë Evropianë,

Kurse Mini Shengeni do ta bënte të kundërtën infiltrimin e Rusisë dhe Serbisë dhe largimin e këtyre vendeve nga sfera perëndimore, çka është e papranueshme,i rrezikshëm dhe ide e keqe e ideatorëve të saj Vuçiq-Rama –Thaçi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, profesori ka folur për historikun e Planit Marshall si dhe për sukseset që i ka pasur në vendet e ndryshme botërore.

““Plani Marshall” ishte një fond ndihmash i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar shtetet e Evropës në rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Plani Marshall, ishte ndihma më e suksesshme e politikës së jashtme të SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë, dhe ndoshta më e suksesshmja në të gjithë historinë e Amerikës.

Për nisjen e vënien në jetë të këtij plani pati tri arsye bazë: ndihma për popujt evropianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria, si pasojë e një lufte, më shkatërrimtarja që njerëzimi kishte përjetuar ndonjëherë për pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional që do të bënte të mundur shitjen e produkteve të ndërmarrjeve amerikane me mbiprodhim.

Por vlen të theksohet se ”Plani Marshall” të cilin SHBA e implementoi mrekullueshëm i cili pati sukses te plotë në zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve të cilat falë kësaj ndihmë nisen prosperitetin e tyre ekonomik. Por e pati edhe anën negative sepse krijoi raporte të ftohta midis Rusisë dhe Perëndimit më ç‘rast filloi ajo siç thuhet “lufta e ftohët midis lindjes dhe perëndimit,me çastmundësi edhe krijimin e dy Paktëve ushtarake atë të NATO-s dhe Varshaves”, ka shpjeguar Maxharraj.

Sa i përket deklaratës së Kurtin në Mynih, profesori është shtuar se nuk u pajtua me idenë e krijimit të një mini-shengeni Ballkanik më iniciativën e Vuçiqit por të përkrahur fuqishëm edhe nga miopet shqiptare Edi Rama dhe Hashim Thaçi, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një “mini-marshall plan” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me “Marshall Planin” e ShBA-së pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën.

“Plani Marshall u aktivizua këto ditë nga Albin Kurti në Panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Kurti nuk u pajtua me idenë e krijimit të një mini-shengeni ballkanik më iniciativën e Vuçiqit, por të përkrahur fuqishëm edhe nga miopet shqiptare Edi Rama dhe Hashim Thaçi, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një “mini-marshall plan” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me “Marshall Planin” e ShBA-së pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën.Një “Plan Marshall” ishte propozuar disa vite më parë edhe nga Gjermania në Konferencën e Instituti Aspen kushtuar problemeve të Ballkanit Perëndimor,me qellim qe këto vendet e Ballkanit perëndimor të përshpejtonin transmisionin në vendet e tyre

Por siç dihet dallon shumë “Mini Shengeni”nga “Plani Marshall.“Mini Shengeni”është më shumë një fantazmë ruso-serbe i cili me se paku e ka për qellim lëvizjen e lire të njerëzve dhe mallrave,sepse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritje në atë shkallë që tëlëvizin lirshëm ka shumë barriera ekonomike,politike, bile ka shtete që ende nuk e njohin njëratjetra. Siështë e mundur që,bie fjala, të lëvizin lirshëmnjerëzit midis Kosovës dhe Serbisë, kur ata posa hyjnë ne Serbi arrestohen dhe keqpërdoren e cila nuk i njeh dokumentet e identifikimit.Pra,ideja për njëfarë “Mini Shengen” është një broçkull e zierë në kuzhinat Serbe për të dominuar në Ballkan,por edhe për dalje në detë siç e ka patur ëndërr shekullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat