Albin, ose hiqe taksën ose do të përfundosh si Ramushi

Politika

Albin, ose hiqe taksën ose do të përfundosh si Ramushi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 shkurt 2020 Në ora: 13:54
Albin Kurti, Ramush Haradinaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

E vendosur më 21 nëntor të vitit 2018 tarifa 100 % ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, vazhdon ende të jetë krye tema që shoqëron jetën tonë politikë. Edhe qeveria e re Kurti po ballafaqohet me ketë çështje, e cila është shndërrua në “patate të nxehtë” edhe në diskutimet e nivelit të lartë. Ndonëse kjo taksë nuk pati efektet që pritej, megjithatë duhet shikuar në kohën dhe momentin e saj të vendosjes. Ish kryeministri Haradinaj i gjendur në një situatë të vështirë karshi tendencave të treshes Thaçi-Vuçiq-Rama u detyrua që të vendoste taksën në mënyrë që bisedimet mos të vazhdonin, kështu duke e bërë nuk tentativat për shkëmbim të territorit. Dhe efekti i saj doli në pah.

Tanimë, mbi pesëmbëdhjetë muaj pas saj, situate ka ndryshuar. Në Kosovë është një qeveri tjetër, dhe në anën tjetër ka ra ose thënë më mirë është zbehur mbështetja për idenë e shkëmbimit të territoreve. Megjithëse Serbia nuk ka ndryshuar qasjen ndaj Kosovës, Kosova ka arsyet e forta që tani të veproj dhe mendoj ndryshe. Tanimë nga të gjithë shtrohet pyetja të hiqet apo jo tarifa, ose të zëvendësohet me reciprocitet apo siç thotë SHBA, mos të jetë asnjë njëra dhe as tjetra. Secili grupacion që rreshtohet në njërën prej këtyre ideve ka arsyet e veta, si dhe kundërshtimin për ato që nuk i mbështet.

Heqja e taksës dhe zëvendësimi më reciprocitet

Kjo është masa që aktualisht preferon qeveria e Kosovës, dhe e cila realisht do të mundësonte që Serbia të zbatonte disa marrëveshje të nënshkruar në Bruksel, të cilat kanë ngelur vetëm në letër. Kjo masë në një farë mënyrë do të mundësonte që Serbia de fakto të njihte Kosovën. Serbia do të duhet të njihte patentë shoferët e Kosovës, të gjitha dokumentet e saja, target dhe çdo vendim që del nga organet qeverisës të Kosovës. Duke ditur këtë gjë, Serbia, e kundërshton me forcë, duke kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifës pa asnjë masë tjetër zëvendësuese. Për disa edhe mund të duket e habitshme se në një linjë më kërkesën e Serbisë është edhe SHBA, respektivisht administrata Trump. I dërguari i presidentit amerikan për Kosovën z.Grenell me vendosmëri dhe pa vonesë kërkon të hiqet tarifa pa asnjë masë tjetër zëvendësuese.

Duke patur parasysh rëndësinë kruciale të SHBA për Kosovën, për ekzistencën e saj, patjetër se kërkesa e SHBA duhet të merret parasysh. Së pari rrethanat janë tjera nga se ishin para se të vendoset tarifa, rreziku është evituar për ndarje, pasi edhe vet SHBA, por as Gjermania dhe klasa politike në Kosovë nuk e përkrah një gjë të tillë. Natyrisht përjashto këtu Hashimin dhe Batonin, të tjerët janë kundër. Pastaj, në spektrin ekonomik Kosova nuk ëshë se ka fituar shumë në këtë drejtim, edhe ashtu mallrat kanë hyrë qoftë në rrugë ilegale, qoftë përmes Maqedonisë së Veriut, me viktimën që mbetet qytetari i Kosovës me rritjen e çmimeve.

Kosova duhet të ndërtoj të ardhmen e saj me mentalitet ndryshe, duke ndihmuar prodhuesit vendor, çlirimi i ekonomisë nga oligarkët, subvencioni ndaj prodhuesve vendor, që mos të varemi nga Serbia por t’i prodhojmë vet produktet. Kështu edhe do të forcohet ekonomia, dhe s`ka nevojë fare për tarifë, askush nuk blen një produkt serb nëse ekziston ai vendor dhe ka cilësi të mirë. Qeveria Kurti ka para saj sfida të mëdha, por duket të jetë e guximshme dhe të ndërmerr veprimet që janë në interes të vendit, pa cenuar këtu raportet e mira me SHBA. Pa marrë parasysh se opozita ketë mund të përdor për populizëm, qytetarët janë mjaftueshëm të pjekur për të gjykuar drejt atë që bëhet në të mirë të vendit, dhe atë për politika ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat