Vjen thirrja e fuqishme, ja kush duhet ta mbështesë Qeverinë Kurti

Politika

Vjen thirrja e fuqishme, ja kush duhet ta mbështesë Qeverinë Kurti

Nga: D.B Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:29
Albin Kurti

Liberalizimi i vizave nuk varet nga kërkesat e qytetarëve të Kosovës po është i kushtëzuar nga funksionimi i shtetit ligjor dhe të organeve të hetuesisë, për luftuar korrupsionit dhe i krimin e organizuar, që e kanë shkallmuar Kosovën.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Zogaj i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se janë duke e mbajtur të hipotekuar të drejtën e qytetarëve të saj për t’u bërë pjesë e lëvizjes së lirë përtej kufijve të vendit.

Sipas tij, prandaj liberalizim të vizave nuk duhet të ketë pa plotësimin e standardeve elementare, siç është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Image
Skender Zogaj

“Kosova nuk ka plotësuar këtë standard prandaj deri tash edhe nuk e ka merituar liberalizimin e vizave. Mirëpo, shpresat janë kjo çështje do të kuptohet më drejt dhe do të mirën masa konkrete. Shpresoj që Qeveria Kurti, sidomos ministria e drejtësisë dhe punëve të brendshme, do ta çlirojnë drejtësinë, policinë dhe organet hetuese nga kapje prej mafiozëve, në mënyrë që ato ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe kjo do të sjellë liberalizimin e vizave.

Qeverinë Kurti duhet ta mbështesin fuqishëm edhe të gjithë qytetarët duke u distancuar nga çdo lloj veprimtarie antiligjore, dhe duke denoncuar korrupsionin dhe çdo lloj dukurie negative, që na bëjnë të padëshiruar në shoqërinë e lirë të vendeve demokratike të BE-s, e më gjerë”, është shprehur analisti politik, Skender Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat