Riza Smaka në përkrahje të Kurtit: Është momenti i fundit që...

Politika

Riza Smaka në përkrahje të Kurtit: Është momenti i fundit që...

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:40
Profesori Riza Smaka

Dje në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Telekomit, si dhe shkarkimin e sekretarëve të Ministrive.

Personat e shkarkuar kishin lidhje me politikanë të partive politike që kanë qenë në pushtet.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë se administrata publike është e stërngarkuar me të punësuar familjarë e pameritor.

“Administrata publike është e stërngarkuar kryesisht me farefisnorë inkompetent e inmeritor të punësuar, emëruar e të zgjedhur konform me relacione familjare e interesore egoiste. Ndaj është momenti i fundit për të sanuar gjendjen e pollutuar e të ndotur në atë mënyrë e ca të tjera”, është shprehur ai.

Profesori Smaka ka mbështetur Kurtin dhe kabinetin për këtë nismë, sipas tij të qëlluar, derisa ka shtuar se ai çdo akt dhe veprim duhet ta përgatis me kujdes dhe në procedurë ligjore.

“Duke e mbështetur z. Kurtin e qeveritarët e kabinetit të tij në këtë nismë të qëlluar shfrytëzoj në rast dhe theksoj nevojën që çfarëdo aktit a veprimit të parapërgatis me kujdes dhe të procedojë në bazë e procedurë ligjore. Punët në përgjithësi e punët e mira duhet të bëhen me kujdes të shtuar dhe si të tilla zënë vend”, ka deklaruar profesori Riza Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat