Profesor Mehazi, përmend me emra fajtorët që dhanë lajmin e pavërtetë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Politika

Profesor Mehazi, përmend me emra fajtorët që dhanë lajmin e pavërtetë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Nga: D.B. Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Xhamjka

Turpi më i madh dhe skandali i pakrahasueshëm diplomatik i Republikës së Kosovës që nga pavarësia e deri më sot, është lajmi i rremë i njohjes së Kosovës nga Xhamajka.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se tani shihet dhe u vërtetua, se e keqja më e madhe për izolimin e Kosovës, për mos realizimin e vizave, dhe për tërheqjen e njohjeve të disa shteteve paska ardhur nga MPJ e pa aftë e Kosovës.

“Lind pyetja se si është e mundur, këtë e bëjnë vetëm ata që s'ia duan të mirën Kosovës, këto veprime anashkalojnë gjithë diplomacinë e Kosovës që kënaq armiqtë e Kosovës në krye me Serbinë. Kush e bëri këtë gafë skandaloz diplomatik, nga erdhi kjo gënjeshtër e kulluar? Po dihet e s'duhet menduar fare, kjo gënjeshtër erdhi nga Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, që gabimisht e naivisht i kemi besuar si diplomate më e suksesshme, po na turpëroi rëndë e keq para diplomacisë botërore”, ka thënë profesor Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai tutje ka shtuar se e keqja më e madhe për izolimin e Kosovës, për mos realizimin e vizave, dhe për tërheqjen e njohjeve të disa shteteve paska ardhur nga MPB e pa aftë e Kosovës.

“E them këtë pasi që nga Behgjet Pacolli, e deri nga Ambasadorë të paaftë kanë vepruar në mënyrë hedoniste dhe në dëm të Kosovës. Pra, fajtorët dihen e ato janë: ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, po edhe ish-Ministria e Integrimeve të Kosovës. Gënjeshtra e Vlora Çitakut për njohjen e Kosovës nga Xhamajka e detyron që ajo sa më shpejtë të jap dorëheqje e të përgjigjet para kësaj rrene skandaloze diplomatike”, është shprehur njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat