Skandali me Xhamajkën, vjen thirrja për kryeministrin Albin Kurti, zbulohet se kush ka lidhje të ngushtë me PDK-në

Politika

Skandali me Xhamajkën, vjen thirrja për kryeministrin Albin Kurti, zbulohet se kush ka lidhje të ngushtë me PDK-në

Nga: N.H Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 23:36
Qeveria e Kosovës

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për skandalin me njohjen nga Xhamajka, të cilën e njoftoi Presidenti Hashim Thaçi, e që doli se nuk është e vërtetë.

Burjani shprehet se pa nota verbale për pranim nuk është dashtë të komunikohet për opinionin, pasi sipas tij, kjo mund të ndikojë në besueshmëri tek institucionet.

“Ky mund të jetë gabim dhe shpejtim për të dhënë lajmin, pa marr notat verbale për njohje nuk duhet të shpejtohet, pa nota verbale për pranim nuk është dashtë të komunikohet për opinion publik, pasi kjo normal që kjo ndikon në besueshmëri te institucioneve, edhe më keq se këtë lajm e ka bërë presidenti i shtetit, pra duhet pas shume kujdes, kjo është mungesë edhe përvojës diplomatike ose së paku mund të jetë nxitim i pakuptimtë, apo edhe jo maturi apo jo profesionalizëm, pra kjo trajtohet si diçka e rrejshme edhe pse ndoshta së paku për gjysmën ka mundur të jetë e vërtet, por sidoqoftë nuk është dashtë të ndodhë kjo çështje në këtë mënyrë”, ka deklaruar Burjani.

Tutje, Burjani shprehet se vendi ka nevojë për një reformë në shërbim diplomatik.

Krejt në fund, ai ka bërë me dije për shefin e qeverisë së Kosovës së shumica e ambasadorëve kanë lidhje të ngushtë me Hashim Thaçin dhe njerëzit e PDK-së.

“Kosova ka nevojë për një reformë në shërbim diplomatik, se plotë përkthyes ka ambasador Kosova, agronom, matematikanë, ndërtimtar e gjithçka tjetër, pra duhet reformuar drejt shumica e ambasadorëve kanë lidhje të ngushtë me Hashim Thaçin dhe njerëzit e PDK-së”, ka përfunduar Blerim Burjani, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat