Rasti Xhamajka, Vlora Çitaku po "kryqëzohet" pa të drejtë!

Politika

Rasti Xhamajka, Vlora Çitaku po "kryqëzohet" pa të drejtë!

Nga: Drilon Rrahmani Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:15
Vlora Çitaku

Para disa ditëve një lajm i cili bëri bujë në vendin tonë ishte njohja e shtetit të Kosovës nga ana e shtetit të Xhamajkës. Mirëpo, gëzimi u ndal në gjysmë kur ky lajm u demantua nga shteti i Xhamajkës. Xhamajka nuk ka marrë kurrfarë vendimi rreth njohjes së Kosovës si shtet të pavarur. Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës në natën e së shtunës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në një komunikatë, që Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ’së së Xhamajkës.

Në lidhje me këtë ngjarje analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky njoftim nuk ishtë diçka e papritur pasi në vendin tonë po dëgjojm vazhdimisht lajme të rreme dhe të paverifikuar.

Shahu më tej, shprehët që nuk duhet drejtuar gishtat ambasadorës së Kosovës, Vlora Çitakut sepse është e njëjta ambasadore me të cilën jemi mburre me qëndrimet e polemikat e saj në favor të Kosovës.

“Njoftimi i pavërtetë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka mendoj se nuk ka pse përjetohet si tragjedi. Përditë shoqëria jonë dëgjon të pavërteta dhe nuk skanalizohet siç po hiqet se u skanalizua nga lajmi më Xhamajkë”.

Image
Rexhep Shahu

“Ambasadorja e Kosovës që ka njoftuar nuk meriton gishtat tonë të akuzës me ia nxjerrë sytë sepse është e njëjta ambasadore me të cilën jemi mburre me qëndrimet e polemikat e saj në favor të Kosovës. Nuk i ka bere ndonjë dëm të madh apo ndonjë shemti shtetit të Kosovës ky njoftim i pavërtetë. Nuk duhet të ngrihet kaq shumë pluhur se nuk i ka hije shtetit të çojë kaq shumë pluhur. Po duket sikur po zbulojmë apo po gjejmë a po shpikim armiq të Kosovës në radhët tona të diplomacisë. Duhej të kalonte me një buzëqeshje kjo histori sepse nuk shërben si kalë kauze”.

“E nëse duan ta heqin Ambasadoren le ta heqin, por ky njoftim nuk është shkak i mjaftueshëm moral për ta heqë Ambasadoren. Lajmi i pasaktë nuk ndezi luftën botërore, ndaj le të qeshin shefat e zyrave të qeverisë dhe kaq”, përfundon, Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat