Çka përfitoi Kosova nga dialogu me Serbinë, dhe si duhet të vazhdoj tash me kryeministrin Kurti?

Politika

Çka përfitoi Kosova nga dialogu me Serbinë, dhe si duhet të vazhdoj tash me kryeministrin Kurti?

Nga: D.B. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:34
Albin Kurti

Dialogu më Serbinë nuk ishte dashur të fillojë fare pa kushte, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, pasi Kosova nga ky dialog i deritashëm nuk ka përfituar asgjë, madje as liberalizimin e vizave.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Serbia ka bërë hapa konkret duke ju afruar strukturës së BE-së. Sipas tij, vazhdimi i dialogut palën tonë ishte dashur të gjejë më të përgatitur se kurrë më parë, si sfidë e madhe e Qeverisë Kurti.

Image
Skender Mulliqi

“Ishte dashur të bashkërendohen punët pozitë -opozitë ne kuvend, së në pyetje është interesi shtetëror i Kosovës, dhe interesi nacional. Roli udhëheqës në dialog më Serbinë i takon Qeverisë .Mos pajtimet apo mos pjesëmarrja eventuale e opozitës në një temë shumë të ndejshme, mund tu shkaktojë dëme të pariparueshme duke e dobësuar pozicionin tonë në këto bisedime”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se kryeministri është deklaruar për një ekip gjithëpërfshirës, dhe ka shprehë gatishmërinë që të bashkëpunojë edhe më presidencën.

“Vetëm duke i harmonizuar qëndrimet në mund ti dalim kësaj maratone faqebardhë. Kompromiset kur bëhet fjalë për territorin , nuk ishte dashur të ndodhin , kur dihet së nuk është larguar krejt rreziku që në tavolinë të hedhet edhe kjo ide e kamotshme e Serbisë, e përfolur së është ndihmuar kohën e fundit edhe nga disa të palës shqiptare. Obstruksionet në mesin e palës tonë gjatë bisedimeve dhe marrjes së vendimeve, do të ishin fatale për Kosovën, kur dihet së proceset nuk kthehen mbrapa”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, secili duhet ti marrë përgjegjësitë e veta komfor Kushtetutës së vendit, andaj sidoqoftë në fazën finale të këtyre bisedimeve nëse deri tash kemi pasur dështime dhe jo transparencë të duhur, këto nuk ishin dashur në asnjë mënyre të na përsëriten, se nuk do të këtë mundësi shumë që gabimet të riparohen.

“Edhe Partia Demokratike e Kosovës, nga pozicioni i opozitës, e cila po tregohet e ngurtë duke kontestuar Kurtin si person adekuat, edhe AAK-ja e cila është më fleksibilitet kur është fjala të kjo temë , ishte dashur që ti unifikojnë qëndrimet më pozitën në këtë dialog më shumë politikë së sa teknik siç është proklamuar”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat