Taksa dhe kërkesa e Amerikës, kërkohet nga Kurti të përgatitet për kompromise!

Politika

Taksa dhe kërkesa e Amerikës, kërkohet nga Kurti të përgatitet për kompromise!

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:25
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme, derisa ka thënë se nga data 1 prill do të fillojë zbatimi i reciprocitetit, derisa u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të nisin me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës.

Por, SHBA ka kërkuar që të hiqet plotësisht taksa dhe pa kushte.

Image
Mustafë Kadriaj

Se a duhet të hiqet taksa ashtu siç e kërkon SHBA, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky është vendim i pritur, derisa ka thënë se nuk do të ketë taksë e aq më pak reciprocitet, pasi SHBA e kërkoi heqjen e taksës pa kushte dhe LDK tha se nuk do të qëndrojë në qeveri nëse nuk hiqet ajo.

“Po duke marrë parasysh pozicionin e Kosovës dhe presionin e SHBA-së është një vendim i pritur dhe deklarimi i kryeministrit Kurti që vetëm do ketë pezullim, vlerësoj që nuk do qëndrojë por ishte vetëm një përgatitje e opinionit sepse nuk do ketë me taksë e aq më pak masa të reciprocitetit për faktin që ishte i menjëhershëm deklarimi i z.Grenell që jemi marrë vesh për largim të taksës e jo pezullim po ashtu edhe deklarimi i z.Hoti që nëse do largohet taksa me kushte ne nuk do të rrimë në qeveri sepse LDK si subjekt gjithnjë ka qenë në koordinim me SHBA-në”, është shprehur ai.

Andaj, ai ka thënë se Kurti nuk ka alternativë tjetër nëse do që të mbetet në qeveri.

“Pra z.Kurti nuk do ketë alternativë nëse do që të mbetet në qeveri dhe njëherësh me deklarimin e mbrëmshëm duhet t’i kujtojmë z.Kurti që nuk i ka mbetur asnjë kauzë kombëtare por do të jetë një kryeministër si paraardhësit e tij figurë që do lëvizë aq sa dëshirojnë SHBA-të dhe njëherësh kjo është e natyrshme sepse SHBA-të janë faktorë determinues për ekzistimin e Kosovës si shtet por z.Kurti tanimë çdo ditë do e ketë të qartë që të jesh kryeministër duhet të përgatitesh për kompromise”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat