Ramush Tahiri: Marrëveshje me Serbinë afër të arrihet

Politika

Ramush Tahiri: Marrëveshje me Serbinë afër të arrihet

Nga: G.B Më: 4 mars 2020 Në ora: 19:03
Ramush Tahiri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka raportuar për vizitën që ka pasur në SHBA.

Ai ka thënë se takimi më i rëndësishëm i kësaj vizite, ka qenë me Robert O’Brien, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, edhe në këtë takim theksi ishte tek gjasat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore dhe roli qenësor i Uashingtonit në këtë proces.

“Me ftesë të Ambasadorit Riçard Grenell, i Ngarkuari Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë, dhe në prezencë të Robert O’Brien, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jam takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, ky takim është i rëndësishëm për disa arsye.

“E para, takimi shënon rikthim zë fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e kërkimit të marrëveshjes së paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këtë e kemi kërkuar të gjithë në Kosovë. E kujtoj sa kemi punuar që jo vetëm të shtojmë prezencën amerikane në proces, por që ta bëjmë të mundur që Uashingtoni të marrë rol bosht, në këtë proces. E dyta, sipas tij, takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesin pas një stagnimin prej më shumë se një viti. E treta, takimi në Uashington është i rëndësishëm sepse e bën më të afërt marrëveshjen, i bën më reale gjasat për një marrëveshje të përhershme”, ka thënë ai.

Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje së shpejti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se marrëveshja mund të ketë vetëm ndërmjetësimin dhe garantimin e SHBA-së dhe është më afër të arrihet pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëveshje Kosovë-Serbi mund të ketë vetëm me ndërmjetësimin dhe garantimin e SHBA-ve. Kuptohet edhe të Bashkimit Evropian vendet anëtare të cilit për disa vite do të bëhen edhe Kosova edhe Serbia si vende sovrane të pavarura, me kufij të përcaktuar me sovranitet dhe integritet të garantuar dhe të pranuar. Marrëveshja është ma afër të arrihet pas takimit të dy presidentëve në Shtëpinë e Bardhë në Washington”, ka deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat