Shahu: Diplomacia e Kosovës ka borxhe për njohje

Politika

Shahu: Diplomacia e Kosovës ka borxhe për njohje

Nga: G.B Më: 9 mars 2020 Në ora: 21:23
Rexhep Shahu

Për mosnjohjet nga pesë shtetet anëtare të BE-së, ndaj pavarësisë së shtetit të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është fajtor Brukseli, që nuk ka bërë për t’i bindur ato që të na njohin.

Por, a është vetëm BE fajtore apo edhe Kosova, që nuk ka bërë sa duhet në lobim?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se faji mbetet gjithmonë jetim, por këtë herë Kosova pati faj.

“Besoj se faji mbetet jetim gjithmonë edhe në këtë rast. Por herë Kosova pati faj se zyrtarët e saj ishin nën nivel fisi por edhe konjukturat e frikërat e brendshme të 5 shteteve në fjalë që nuk e njohin Kosovën për mesazhet që mund të japë kjo njohje”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, diplomacia e Kosovës i ka borxhe njohjes, pasi është e lehtë të drejtosh gishtat tek të tjerët.

“Megjithatë diplomacia e Kosovës i ka borxhe njohjes sepse kemi pritur gjithçka nga miqtë e Kosovës edhe të na i mjelin delet. Është e lehtë ta drejtosh gishtin ndaj BE-së por duhen dy gishta, edhe një ndaj vetes. Edhe e folura vonë nga presidenti edhe mos sensibilizimi nga ai më herët, janë gabimet tona dhe sot ashpërsohet gjuha ndaj BE-së kur duhej folur me më intensitet dhe me zyrtarë të kualifikuar e jo me zyrtarë turistë të Kosovës në Bruksel”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat