Kosova në gjendje të rëndë, bashkëpunimi Thaçi-Kurti në pikën më të ulët

Politika

Kosova në gjendje të rëndë, bashkëpunimi Thaçi-Kurti në pikën më të ulët

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 10 mars 2020 Në ora: 08:50
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

“Me ardhjen e Qeverisë së re dialogut të Thaçit e Vuçiqit i ka rënë vlera e marrëveshjes përfundimtare. S'ka marrëveshje me Serbinë pa u koordinuar Presidentit Thaçi me Kryeministrin Kurti”, ka thënë prof Sylejman Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Gjatë ditës se djeshme,(e hënë) Presidenti i vendit Hashim Th açi, ka pasur takim me krerët e partive politike në Kosovë, përveç me Albin Kurtin si kryetar i VV-së dhe kryeministër i Kosovës.  Kjo ka bërë që mosmarrëveshjet dhe mos koordinimi i vazhdueshëm i presidencës dhe qeverisë se Kosovës të vërehen haptas.

Vlen të theksohen takimet e fundit të Presidentit Th açi në Shtëpinë e Bardhë, të cilat dëshmuan se nuk ka asnjë koordinim të vetëm në mes të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, ani pse një gjë e tillë është kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.  Presidenti Hashim Thaçi, vazhdimisht ka kërkuar që dialogun në mes Kosovës e Serbisë ta udhëheqë dhe të jetë e përfshirë SHBA-ja kurse kryeministri Albin Kurti, ka thënë se BE duhet të ketë rol kyç në dialog dhe nuk mund të injorojmë BE-në, për SHBA-në.

Kelmendi: Presidenti Thaçi i gatshëm për ndarjen e Kosovës

Muhamet Kelmendi, njohësi i çështjeve politike ka thënë për “Bota Sot” se mos-koordinimi në mes presidencës dhe Qeverisë, tregon se ato janë në nivel zero.

Image
Muhamet Kelmendi

“Raportet midis Qeverisë dhe Presidentit janë në pikën më të ultë, në fakt ato kanë qenë terë kohen 0 me 0, por kjo krijon gjendje shumë të rendë të Kosovës kundrejt Brukselit dhe Uashingtonit. Në njërën anë nuk e di pse Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka asnjë vijë të kuqe në raport më shtetin serb qoft ë edhe ndarja e Kosovës, nuk po them shkëmbim sepse territori që mendimet që do t`i takojë Kosovës është shumë i vogël në krahasim me atë që humb. Në anën tjetër vihet Qeveria në pozitë të vështirë në raport me qendrat e vendosjes. Nuk mendoj se njëra është për Brukselin e tjetra për Uashingtonin. Natyrisht se Presidenti favorizon Uashingtonin, ndërsa Qeveria edhe Brukselin edhe Uashingtonin”, ka thënë Kelmendi.

Ai po ashtu ka thënë se mjaft i dëmshëm është fakti se bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Presidencës nuk është aspak në nivel dhe mendoj se këtu kërkohet që urgjentisht të vihet në lëvizje, sepse Kuvendi të sqarojë qartë qëndrimet e Kosovës në raport me shtetin serb.

Mehazi: Veprimet vetanake të Thaçit, të papërshtatshme për Qeverinë e re të Kurtit

Sulejman Mehazi, njohës i çështjeve politike ka thënë se presidenti i Republikë se Kosovës, Hashim Thaçi patjetër duhet të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës se ndryshe bisedat me Serbinë do shkojnë huq.

Image
Sulejman Mehazi

“Nuk mundet krye më vete Presidenti Hashim Thaçi të paralajmërojë për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pasi ai është për shkëmbime territoresh, e jo për tërësinë territoriale të Kosovës, kjo e bën që Thaçit mos t'i zëmë besë, për të qenë i besueshëm Thaçi, patjetër duhet të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës se ndryshe bisedat me Serbinë do shkojnë huq. Veprimet e tij politike vetanake në lidhje me dialogun me Serbinë janë të papërshtatshme për Qeverinë e re të Kurtit. Nuk mund që ana e presidentit të di për përfundimin e dialogut me Serbinë, kurse ana e qeverisë jo. Sipas kësaj del se të gjitha dallaveret politike jo vetëm ndaj dialogut me Serbinë, por edhe ndaj çnjohjeje të Kosovës i bën Presidenti Thaçi e askush tjetër” ka thenë Mehazi.

Sipas tij, punën e dialogut me Serbinë duhet ta marrë në dorë Qeveria e Kosovës, pasi vet Kurti është zotuar se tërë përgjegjësinë e dialogut me Serbinë do ta marrë mbi shpatullat e veta.

“Me ardhjen e Qeverisë së re dialogut të Thaçit e Vuçiqit i ka rënë vlera e marrëveshjes përfundimtare. S'ka marrëveshje me Serbinë pa u koordinuar Presidentit Thaçi me Kryeministrin Kurti”.

Elezaj: Thaçi e ka keqkuptuar rolin e tij kushtetues

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike Rexhep Elezaj, ka thënë se ka disa vite që Presidenti Hashim Thaçi bënë dialog me Aleksander Vuçiqin në mënyrë individuale dhe pa ekip negociues, gjegjësisht pa u koordinuar fare me Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës, të cilat organe i ka përjashtuar apriori nga bisedimet, qëkur ato kanë filluar me Serbinë në Bruksel me 2013.

Image
Rexhep Elezaj

Sipas tij, ky anashkalim i qeverisë dhe i Kuvendit nga ana e tij ka ardhur si rezultat i përçarjeve brenda spektrit politik, por edhe për shkak të mos qartësisë së kompetencave kushtetuese, se kush duhet të jetë bartës i dialogut me Serbinë, gjë që këtë kakofoni, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar mjeshtërisht që në bisedime t’i imponojë pikëpamjet e tij personale, gjegjësisht t’i pranojë kushtet e vëna nga Brukseli dhe pala serbe pa pengesë, si në përmbajtje ashtu dhe në formatin e dialogut!

“Kjo mënyrë e dialogut me Serbinë, siç dihet, Kosovës i ka sjellë dëme tepër të mëdha, kurse palës serbe favore të shumta, sidomos në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Ngase dihet fare mirë, se mos aftësinë dhe qasjen e gabuar në dialog të palës së Kosovës, presidenti serb A. Vuçiq e ka shfrytëzuar maksimalisht në interes të Serbisë, duke e paraqitur Kosovën si agresore dhe e padenjë në bisedime, ndërsa Serbinë si viktimë, dhe, këtij qëllimi mjerisht Beogradi zyrtar ia ka arritur në masë të madhe”, ka potencuar ai.

Sipas tij, mjafton të cekim rrezikun e ndarjes së Kosovës para një viti, të cilin rrezik Hashim Thaçi e pranoi si koncept dhe skenar të mirëqenë. “Mjerisht, ka që një muaj që presidenti Thaçi sërish ka dalë në skenë, i cili krye në vete po vazhdon negocimin me A. Vuçiqin në takimet ndërkombëtare, siç ishte ai në Berlin dhe Munih dhe para pak javësh, dhe ky i ditëve të fundit në Uashington, nga ku paralajmëroi se me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të presidentit D. Trump, marrëveshja finale me Serbinë qenka gjoja në prag, madje pa pjesëmarrjen fare të kryeministrit të Kosovës në ato takime, z. Albin Kurtit, që nënkupton se një marrëveshje e tillë nuk mund të jetë në favor të Kosovës në asnjë mënyrë të mundshme. Kjo, për shkakun sepse një marrëveshje e imponuar nga kushdo qoftë, pa dialog paraprak, pa platformë dhe pa ekip specialistesh, çdo gjë mund të jetë, por jo edhe marrëveshje ndërshtetërore” ka thënë Elezaj.

Njohësi i çështjeve politike, ka thënë se Presidenti Thaçi e ka keqkuptuar rolin e tij kushtetues në politikën e jashtme, duke marrë mbi vete dialogun në vend të qeverisë. Madje, duke e përjashtuar qeverinë nga bisedimet, dhe kjo është shkelje flagrante e normave kushtetuese, për të cilën gjë mund të jetë i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës!

“Sa i përket qëndrimeve të Qeverisë “Kurti”, ajo ia ka bërë të qartë presidentit Thaçi si dhe Brukselit zyrtar, se para çdo marrëveshjeje me Serbinë duhet të zhvillohen bisedime substanciale dhe konkrete për secilën çështje veç e veç, e jo të bisedohet “shkel e shko” pa u gjetur zgjidhje konkrete, siç i ka cekur në Munih tri qëndrimet e tij kyçe; 1.) nuk ka dialog pa bisedime, 2.) nuk ka bisedime të presidentëve rreth hartave, dhe 3.) nuk ka marrëveshje pa ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe BE-së. Kështu që dallimi esencial në mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, është diametralisht i kundërt, gjë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të ndodhë, sepse në këtë format të ç’koordinuar nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje me Serbinë në favor të interesave dhe sovranitetit të Kosovës” ka thënë publicisti dhe njohësi i çështjeve politike Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat