E zbulon Profesori, ja çfarë fshehë Thaçi nga populli - Bota Sot
E zbulon Profesori, ja çfarë fshehë Thaçi nga populli

Politika

E zbulon Profesori, ja çfarë fshehë Thaçi nga populli

Nga: M.H Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:26
Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, shprehët që Presidenti Thaçi, ka takuar fshehurazi Vuçiqin pa dije të askujt dhe pa i dhënë llogari askujt.

Maxharraj, krahason Thaçin me kalorësin Don Kishotin duke e uzurpuar me dhunë dialogun mirëpo pa i kërkuar asgjë Serbisë as edhe për masakrat dhe gjenocidin që ajo ka bërë në Kosovë.

“Presidenti Hashim Thaçi, nuk la gurë pa lëvizur si brenda në paraqitjet publike, por edhe jashtë duke e përmendur herë ndarjen, herë copëtimin e si fundit edhe korrigjimin e territorit të Kosovës, i cili me Kushtetutë është i pacenueshëm. Këtë Hashim Thaçi e ka kërkuar haptas, por edhe është takuar lidhur me këtë edhe fshehtas me Vuçiqin, pa dijen e askujt dhe pa i dhënë llogari askujt, sikur Kosova të ishte pronë private e tij”, tha ai.

“Mirëpo, ai i vetëm si një kalorës Don Kishotin me dialogun e uzurpuar me dhunë po vazhdon lojën jo kushtetuese në dialog me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Bile këtë marrëveshje ai po e kërkon pa kurrfarë kushtëzimi me Serbinë, bile në të gjitha bisedat me Serbinë nuk e ka pa te arsyeshme as qe të kërkojë kërkim falje nga Serbia për masakrat dhe gjenocidin qe ajo ka bërë në Kosovë”, është shprehur tutje Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat