Lepaja tregon pse presidenti po kushtëzon dialogun me liberalizimin e vizave

Politika

Lepaja tregon pse presidenti po kushtëzon dialogun me liberalizimin e vizave

Nga: G.B Më: 11 mars 2020 Në ora: 19:07
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi, derisa BE nuk i heq vizat për qytetarët e Kosovës.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se presidenti e di që nuk do të ketë ndonjë zhvillim në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj deklaratat kanë të bëjnë me opinionin e brendshëm, se sa me vendimmarrësit në Bruksel.

“Presidenti Thaçi e di se edhe ashtu nuk do të ketë ndonjë zhvillim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve mes tyre, përpara zgjedhjeve në Serbi, kur pritet të shihet kush do të jetë përfaqësues i palës serbe në këto bisedime, prandaj deklaratat e tij kanë të bëjnë me opinionin e brendshëm, por edhe me atë serb më tepër sesa me vendimmarrësit në Bruksel”, është shprehur ai,

Image
Fadil Lepaja

Sipas Lepajës, kjo deklaratë do jetë e nxitur edhe nga kërkesa e Kurtit që vizat mund të ndodhin në pranverë dhe kështu ai dëshiron të jetë meritor në këtë proces.

“Përndryshe kjo deklaratë duket të jetë e nxitur po ashtu nga kërkesa e kryeministrit Kurti që Kosova të ketë liberalizimin e vizave në pranverë të këtij viti dhe me një deklarim të sforcuar duket se synon të jetë pjesë dhe meritor i këtij procesi”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat