Çfarë po ndodhë mes PDK-së dhe Skënder Hysenit, dalin detaje të reja? Arben Gashi ka një kërkesë urgjente për ish-ministrin e Brendshëm

Politika

Çfarë po ndodhë mes PDK-së dhe Skënder Hysenit, dalin detaje të reja? Arben Gashi ka një kërkesë urgjente për ish-ministrin e Brendshëm

Nga: N. H Më: 11 mars 2020 Në ora: 21:06
Richard Grenell dhe Skënder Hyseni

Delegimi i Skundër Hysenit nga ana e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për takim me ambasadorin Richard Grenell, që të bisedojë drejtpërdrejt dhe që të informojë për takimin e fundit Presidentit Thaçi dhe homologut të tij, Vuqiç, në Uashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së, ka ngritur shumë dilema.

Madje, një diskutim rreth kësaj çështje pati edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, mes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Fillimisht ishte deputetja e PDK-së ajo e cila ka përmendur një deklaratë të ish-ministrit të Brendshëm pas takimit më ambasadorin Grenell.

Image
Blerta Deliu-Kodra

Në fjalimin e saj rreth raporteve të Kosovës me SHBA-në, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka përmendur edhe deklaratën e djeshme të ish-ministrit Skënder Hyseni rreth vizitës në SHBA.

Por, menjëherë, me të përfunduar fjalinë deputetja e PDK-së, ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili pati një reagim.

Gashi me ironi, ka thënë se do ta thërrasin anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, në strukturat e partisë për t’i kërkuar llogari për bashkëpunimin me opozitën.

Image
Arben Gashi

“Tash po mendojmë që shumë urgjentisht duhet me thirr z. Hyseni në strukturat partiake me i kërkua llogari, ndoshta edhe me përgëzu për bashkëpunim që e paska informuar opozitën më mirë se neve, kështu që do ta kemi parasysh këtë çështje shumë të ndjeshme. Vendimmarrja është këtu në Kuvend dhe ne vendosim bashkërisht”, ka thënë Gashi në fjalimin e tij.

Kurse, në krah të shefit të GP-së së LDK-së, Arben Gashi, ka dal edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nga holli i Kuvendit i ka bërë me dije Skënder Hysenit dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliut-Kodra, se vendimet i merr Kuvendi i Kosovës, për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qëndrim i tij po, por këtu votojmë ne, e jo ai”, ka theksuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe, kujtojmë se edhe analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, dje ka deklaruar se ish ministri Hyseni njihet si njeri ndër njerëzit që flirton me Hashim Thaçin dhe PDK-në.

Ai madje, konsideron se për shkak i kësaj aferist, ky i fundit nuk ka arritur as që të zgjedhjet deputet.

“Skënder Hyseni njihet si njeri ndër njerëzit që flirton me Hashim Thaçin, dhe kjo është edhe arsyeja që ai as nuk është sot deputet, dhe në ndonjë pozitë shtetërore, pasi edhe nuk ka besimin dhe votën elektoratit të LDK-së”, ka theksuar Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat