A do ta prish taksa koalicionin LVV-LDK?

Politika

A do ta prish taksa koalicionin LVV-LDK?

Nga: A.J Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:05
Foto

Heqja e taksës ndaj produkteve serbe dhe vendosja e reciprocitet tashmë është bërë tema më e diskutuar e këtyre ditëve. Derisa Kryeministri Albin Kurti nuk është se është deklaruar ende se do ta heq taksen, LDK janë ata të cilët kanë thënë se nëse kjo është kërkesë e Amerikës atëherë duhet të veprohet menjëherë.

Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për "Bota Sot” se taksa ndaj Serbisë dhe heqja apo jo e saj është bërë mollë sherri ndërmjet koalicionit qeverisës VV-LDK.

“Heqja e taksës apo reciprocitet sikur janë bërë molle sherri midis partnerëve te koalicionit. Deri sa  VV është  për heqje graduale të taksës duke u bazuar në reciprocitet, në anën tjetër LDK mendon që taksa  ndaj Serbisë të hiqet menjëherë, është siç ka kërkuar Grenel, por edhe  presidenti, Thaçi. Mua më duket së nuk ka vend aq shumë  për nguti dhe as marrje vendimesh nën presione të ndryshme , gjoja së disa zyrtarë të lartë të Amerikës, kanë kërkuar që trupat amerikane të largohen nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa. Këto janë vetëm deklarime individësh , së  asgjë zyrtare nuk kemi deri më tash. Dhe, është mendim jo shumë  serioz në politikë, që Amerika mike e ve në dyshim miqësinë më Kosovën dhe shqiptarët së në pyetje na qenka heqja e taksës, apo mos dëgjueshmëria e Qeverisë Kurti. Mu për atë edhe partnerët e koalicionit duhet që më gjakftohtësi ti analizojnë mirë gjërat dhe në mënyrë diplomatike” ka thënë Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

 

 

Sipas tij, fërkimet që janë bërë kryesisht nëpërmes medieve dhe rrjeteve sociale ndërmjet disa zyrtarëve të lartë të LVV dhe LDK, duhet të tejkalohen. Nese Kryemnistri Kurti të kishte thënë menjëherë pas formimit të organeve të reja ,  taksa  të hiqet ,jam i sigurte së opozita do të fillonte me linçime politike shumë të rënda. E tash kur kryeministri nuk po ngutet në heqjën e taksës , opozitarët si një orkestër po bëjnë fushatë , së Albin Kurti është anti amerikan, së po  na i prishë marrëdhëniet më Amerikën e shumë qka tjetër. Mu për atë partnerët e koalicionit duhet të dakordohen mirë për secilën temë, e veçmas kur bëhët fjalë për vazhdimin e bisedimeve më Serbinë. 

“Mosdakordimi i mundshëm mund tu kushtoj partnerëve qeverisës me jetëshkurtësi të Qeverisë. Edhe nëse tash hiqet taksa nuk do të thotë së pala jonë në bisedime duhet të shkojë e pa përgatitur dhe e nënshtruar. Amerikanët i kemi miq dhe kanë premtuar së fundi i bisedimeve do të rezulton më njohje reciproke. Qeveria nuk ka nevojë të nën shkruaj asgjë të servuaar në tavolinë  te dëmshme  për vendin siç , u shpreh kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, së ekziston një marrëveshje e gatshme mbi tavolinë  midis Thaçit dhe serbit Vuqiq. Mos uniteti i spektrit politik per tema te interesit shtetëror është i pa pranueshëm pa marr parasysh se kush qfare posti mban', ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat