Kush po tenton ta fus në lojë kryeministrin e Kosovës?

Politika

Kush po tenton ta fus në lojë kryeministrin e Kosovës?

Nga: A.M. Më: 12 mars 2020 Në ora: 19:06
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ka marrëveshje sekrete me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh herë nëpër  media të ndryshme si ato të shkruara dhe elektronike së presidentit i republikës së Kosovës z. Thaçi ka nënshkruar një marrëveshje më Presidentin e Serbisë për shkëmbim territoresh, mirëpo edhe pse mund të jetë e vërtetë një gjë të tillë e mohon presidenti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka thënë se po mundohen t'a fusin në lojë Kurtin që të djegin, duke e venë para aktit të kryer për të nënshkruar një marrëveshje.

“Këtu nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës por për fillim të dialogut, me të cilën mundohen t'a fusin në lojë Kurtin që të djegin, duke e venë para aktit të kryer për të nënshkruar një marrëveshje. E cila mund të jetë ndoshta shumë e keqe për republikën e Kosovës, ndoshta edhe atë që flitet shkëmbim territoresh. Siç e kishte djegur LDK-në me marrëveshjen e Asociacionit, AAK-në me Demarkacionin dhe terë kohën rrinë duke e kërcënuar së po na prishë më Amerikën, Amerika do mi tërhjek forcat nga Kosova, pse po vrapon mbas Europës të gjitha për interesa personale duke dëmtuar interesin shtetërorë, e që në fakt një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat