Korona virusi/ Shteti t`i ndihmojë qytetarët në nevojë deri në tejkalimin e situatës

Politika

Korona virusi/ Shteti t`i ndihmojë qytetarët në nevojë deri në tejkalimin e situatës

Nga: D.B. Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:49
Foto Ilustrim

Përhapja e virusit Korona (Coronavirus) në hapësirën evropiane po ndodhë me shpejtësi marramendëse. Kjo për faktin se shumë shtete nuk ndërmorën masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës.

Analisti Leon Duhanaj ka thënë për “ Bota sot” se Kosova në ndërkohë edhe pse nuk ka ende ndonjë rast të njohur të infektuar, ka marrë disa masa drastike për parandalimin e tij, dhe se ky vendim është shumë i qëlluar.

Sipas tij, Kosova duke qenë se ka mungesë të theksuar të kapaciteteve shëndetësore, është mundësia me e mirë dhe me e lehtë të parandalohet përhapja e virusit, se sa të menaxhohet kurimi i tij, në rast do përhapjes.

Image
Leon Duhanaj

“Kur flasim për panikun e krijuar ndër qytetarë, është me se i kuptueshëm, pasi që preventivat proaktive, janë çdoherë me të frytshme se reagimet. Pos kësaj, bota tashme ka disa informacione mbi karakteristikat e këtij virusi i cili dëmet me të mëdha apo edhe fatale i shkakton tek personat e moshuar, me imunitet të dobët. Megjithatë, askush nuk ka informacione të sakta rreth dëmeve që lë pas tek pacientët e shëruar. Këndej, këshilla me e mirë është në ketë rast jo frika por respekti ndaj situatës dhe kujdesi i shtuar”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Sipas Duhanaj, Kosova ka humbur ditë mësimi edhe për çështjet me banale, këndej në ketë rast, arsyeja është me se e qëndrueshme.

“Virusi si çdo virus tjetër, pushon aktivitetin e tij, në momentin kur i mungojnë përçuesit që në ketë rast janë njerëzit. Sa më mirë që të izolohet, aq me shpejt, mirë dhe me lehtë do ta tejkalojmë. Në anën tjetër, ngritja e çmimeve tregon mungesën e moralit në shoqërinë tonë. Shteti duhet të ndërmarrë hapa në natë drejtim, jo vetëm të siguroj treg dhe furnizim normal. Por edhe të ndihmojë qytetarët në nevojë në furnizim deri në tejkalimin e kësaj gjendje”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat