Bashkimi Evropian ende nuk ka liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, dialogu me Serbinë vazhdon të jetë i pezulluar.
E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që udhëheq këtë dialog, ka thënë se nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve, pa u hequr vizat nga BE për qytetarët e Kosovës.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kushtet nuk i pranon BE-së dhe kjo ka të bëjë vetëm me thellimin e krizës.
“Ky është kushtëzim i BE-së si ndërmjetës kryesor i autorizuar për udhëheqje të dialogut, jo ky kusht, kushte kurrë nuk do të pranohet nga BE-së, që nuk ka të bëjë gjë me dialogun por thellimin e krizës, pozicionimi i Kosovës dhe popullit të saj është karshi dhe me partneritet me SHBA”, është shprehur ai.
Sipas Burjanit, BE shkoi ka dështimi i zgjidhjes së dialogut, duke shtuar se duhet një zgjidhje emergjente.
“Kosova dhe pjesa dërmuese i besojnë vetëm SHBA për udhëheqje të dialogut, BE fatkeqësisht shkoi kah dështimi i zgjidhjes, përderisa nuk mund të zgjatet zgjidhje në pakufi. Kërkohet zgjidhje emergjente dhe e përhershme e raporteve Kosovë e Serbi”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.