Kjo është gjendja në Maqedoni, pas situatës me koronavirus

Politika

Kjo është gjendja në Maqedoni, pas situatës me koronavirus

Nga: D.B. Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:50
Foto Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka shpjeguar situatën e fundit që po mbretëron në Maqedoni, në këtë kohë virusiane, duke th ën ë se popullata më shumë ka psikozë frike sesa paniku.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se situata për shkak kësaj gjëme virusiane vdekjeprurëse në Maqedoninë Veriore është e qetë e me më shumë psikozë frike sesa paniku.

Image
Sulejman Mehazi

“Qytetet janë të zbrazura përveç personave që për nevoja shtëpiake dalin të blejnë nëpër vetëshërbimet e hapura çdo gjë tjetër e mbyllura. Dibra e Zhupa e kapluar me koronavirus është e izoluar totalisht me ushtri e polici dhe kjo e bën që ky virus i shëmtuar të mos përhapet edhe nëpër qytetet tjera. Tetova, ku ne jetojmë, ka marrë pamje të zymtë, nxënësit e studentët askund, kafenetë e mbyllura, qytetarët kanë ndryshuar ritmin e jetës, koronavirusi i ka mbyllur në shtëpitë e tyre, qytetarët kanë humbur humorin, buzëqeshjet e bisedat e ndryshme, arsimore, artistike, sportive, politike, ekonomike e sociale, nëpër kafenetë e mbyllura nuk ka makiato e kafe”, ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, problemi më i madh është se sa do mundemi të jemi të disiplinuar e të karantinosur, për shkak se për ne është problem kondicioni i vete izolimit të gjatë.

“E them ketë pasi sidomos shqiptarët më shumë se tri ditë nuk mund ta durojnë këtë "burgosje shtëpiake" dhe ky mos durim mund të bëhet fatal për qytetarët shqiptarë, prandaj duhet pasur kujdes se ky virus s'është politike, ekonomike e sociale që mund të durohet, por është virus i padukshëm, i rrezikshëm ngjitëse e vdekjeprurëse, andaj duhet t ë kemi kujdes”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat