“Kthimi i Veliut në postin e mëparshëm do të shndërrohet në një lojë”, cila është kërkesa e BE-së për Kosovën për mocionin - Bota Sot
“Kthimi i Veliut në postin e mëparshëm do të shndërrohet në një lojë”, cila është kërkesa e BE-së për Kosovën për mocionin

Politika

“Kthimi i Veliut në postin e mëparshëm do të shndërrohet në një lojë”, cila është kërkesa e BE-së për Kosovën për mocionin

Nga: M.H Më: 21 mars 2020 Në ora: 20:44
Agim Veliu

Gjendja e jashtëzakonshme e cila po vazhdon të jetë në gjithë botën përfshirë edhe Kosovën për shkak të koronavirusin ka vështirësuar vazhdimin e zakonshëm të jetës së përditshme.

Mirëpo, gjersa të gjithë në botë janë duke luftuar të gjejnë një ilaç për virusin më të përhapur tashmë në botë, Kosova është duke u gjendur në një gjendje të krize institucionale. Kjo duke filluar nga deklarata e ish minsitrit të brendshëm Agim Veliu e deri tek mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Në lidhje me këtë gjendje tashmë të krijuar analisti politik Skendër Mulliqi ka thënë për " Bota sot" se kjo çka po ndodhë që shumë kohë në skenën politike , më prodhimin e vazhdueshme të krizave institucionale është e pa justifikueshme dhe mos respektim i votës së sovranit. Shqiptarët në përgjithësi nuk po dinë ta shijojnë lirinë e shumë pritur. Edhe atëherë kur e gjithë bota është vu në sprovë të madhe në luftë kundër pandemisë së Koronavirusit, ne po sillemi sikur mos të ishim në këtë planet. Po bëjmë luftë politike në momentet kur të gjithë duhet të bashkohemi për ta luftuar pandemine, për ti shpëtuar jetët e njerëzve.

Kjo klasë politike e pa përgjëgjshme para shetit dhe kombit, pikërisht tash dhe jo rastësisht e zgjodhen kohën që ta rrëzojnë Qeverinë e sa po formuar, nga teket dhe interesat personale të një grupimi të caktuar politike, që reformat nuk i dëshirojne dhe fort ato i godasin, shtoi më tej, Mulliqi.

“Mocioni për rrëzimin e qeverisë, pse është larguar Agim Veliu, është veprim i pakuptimt politik i Isa Mustafës. Por, në gjithë këtë mesele, nguti pakëz shpërfaqi edhe kryministri Kurti, edhe pse Veliu ka dal mbi qëndrimet e qeverisë, me deklarimet për koronavirus duke shkaktuar panik të panevojshem në opinion, dhe duke kërkuar gjendjen e jashtëzakonshme , vetëm pse atë e ka kërkuar presidenti Thaçi, e i cili tash është terhequr nga nje deklarim i tillë. Edhe reagimet nga BE-ja që mos të këtë mocion për rrëzimin e qeverisë duhet marr më shumë seriozitet. Në fakt kjo është përkrahje e qeverisë Kurti, i cili punën si kryemnister e filloj si është më së miri. Dihet së me një të tretën e deputeteve të kuvendit të Kosovës apo me nënshkrimet e 40 deputeteve mund të kërkohet që të vihet në votim mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Për t’u miratuar ky mocion mosbesimi ndaj qeverisë atëherë një propozim i tillë duhet të votohet nga shumica e përgjithshme e deputetëve të Kosovës, që i bie se duhen votat e 61 deputetëve”.

“E në rast se nuk arrihet përkrahja e shumicës së të Kuvendit, atëherë mocioni i mosbesimit dështon.Një mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet deri 90 ditëve të ardhshme.Megjithatë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë sinjale se iniciativa e tij për të Kurtin mund të evitohet nëse ky i fundit heq taksën 100 % siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse kthen mbrapa vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe nëse i kërkon falje LDK-së”.

Image
Skënder Mulliqi

“Unë mendojë së kryeminstri Kurti këtë të heqjën se taksës edhe e bëri, edhe pse reciprociteti në fakt është heqje graduale.Kurse pikat tjera ultimative që Veliu të kthehet në postë dhe kërkim falja janë kushte të papranueshme për secilin kryeminsitër serioz të një shteti. Automatikisht kthimi në postin e mëparashem të Veliut është lojë, dhe është heqja dorë e të qenit kryeminister i vendit. Se në secilin vend demokratik ka ligje, kushtetute dhe parime politike të cilave duhet më ju përmbajtur.

“Nëse veprohet më praktika të vjetra të qeverisjës, siç ka ndodhur deri më tash, kur njerëzit nën hetime dhe me procese gjyqesore kanë mbetë në pushtetin qendror dhe atë lokal, kjo është e pa pranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe shtet ligjor. Kundër rrëzimit të Qeverisë në këtë kohë është edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Tuabadel. Ajo ka thënë se nëse procedohet me mocionin e LDK-së dhe rrëzohet Kurti, atëherë një zhvillim i tillë do të jetë katastrofal për Kosovën", ka thënë analisti politik Skendër Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat