Lajmërohet Albin Kurti, këto janë veprimet e fundit për koronavirusin - Bota Sot
Lajmërohet Albin Kurti, këto janë veprimet e fundit për koronavirusin

Politika

Lajmërohet Albin Kurti, këto janë veprimet e fundit për koronavirusin

Nga: A.J Më: 23 mars 2020 Në ora: 21:43
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi të tij në facebook ka berë të ditur se gjatë fundjavës ka biseduar më të gjithë kryetaret e komuna në lidhje më situatën e krijuar pas përhapjes se pandemisë se koronavirusit.

Kurti ka treguar se secili duhet të ketë kujdes dhe se i ka falënderuar të gjithë kryetaret e komunave për punën që po bejnë në luftën e përbasket siq e ka quajtur ai kundër virusit Corona.

Kryeministri askund nuk e ka përmendur moscionin  e LDK-së kundër qeverisë dhe mundesinë e mbajtjes së senacën së Kuvendit.

Postimi i plotë:

Gjatë fundjavës dhe sot kam kontaktuar dhe biseduar në telefon me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Me 38 krerë komunash tona pa dallim rajoni, partie a etnie kam diskutuar mbi masat që ata kanë marrë për t’u përballur me përhapjen e virusit Corona. Më njoftuan për ndihmën e përkrahjen e tyre për popullsinë si në aspektin shëndetësor e higjienik po ashtu edhe në atë socio-ekonomik. Përcjellja e atyre që erdhën prej jashtë dhe kontaktet e tyre ndërkohë, dezinfektimi i ndërtesave publike dhe rrugëve e deri tri herë në ditë i qendrave të mjekësisë familjare, ndihma për pleqtë e vetmuar dhe të varfërit, ndjekja e mësimit në distancë për filloristët tanë, gjendja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme që bartin barrën kryesore të punësimit, maskat, alkooli, dorëzat dhe pajisjet tjera mbrojtëse, furnizimi me miell, gjësende ushqimore dhe barna etj.etj. i trajtuam bashkarisht në këtë bashkëbisedim.

Kryetarët e komunave i kam falënderuar për punën që po e bëjnë në luftën tonë të përbashkët kundër virusit Corona dhe se jam i bindur se ata e stafi i tyre po punojnë me të gjitha forcat në fushatën kundër përhapjes së Covid-19.

Këto ditë jemi të gjithë bashkë. Të gjithëve na bashkon tejkalimi i këtij rreziku pandemik. Nuk ka rezistencë më të mirë e ilaç më të suksesshëm sesa përgjegjësia individuale. Asnjë sistem shëndetësor, sado i përparuar dhe i pasur të jetë, nuk është vendimtar sa ç’mund të jetë individi. Andaj edhe Komunat, të cilat janë më pranë njerëzve, kanë më shumë efekt për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Ne shpresojmë që kjo luftë do të realizohet me kujdes. Sepse vetëm me kujdesin e duhur ajo nuk do të jetë e gjatë, dhe, se vetëm e tillë ajo nuk do të na shkaktojë humbje të njerëzve. Sa më shumë të kujdesemi për shëndetin, aq më kujdes do të kemi edhe për ekonominë tonë. Gjithçka nis dhe mbaron te njeriu. Komuna është më afër secilit prej nesh.

Lufta kundër Coronavirusit duhet të bëhet me të gjithë masën e seriozitetit në çdo komunë. Kujdesi duhet të jetë veçse i shtuar, edhe kur jeni komunë e paprekur.

Virusi udhëton. Ne duhet t’ia ndalim rrugët. Çdo lëvizje e panevojshme e njerëzve, çdo grumbullim publik është një mundësi më shumë për lëvizjen dhe shpërhapjen e virusit.

Kryetarët e komunave, me autoritetin dhe përgjegjësinë morale e administrative, mund ta nxisin më shumë se kushdo përgjegjësinë e njerëzve.

Ju falemnderit kryetarë, ju falemnderit komuna të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat