Liderët të rrezikshëm për partitë dhe Kosovën - Bota Sot
Liderët të rrezikshëm për partitë dhe Kosovën

Politika

Liderët të rrezikshëm për partitë dhe Kosovën

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 25 mars 2020 Në ora: 07:19
Albin Kurti dhe Isa Mustafa; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosova në hall të madh me liderët e saj. Ka një president të akuzuar të parë për krime. Kryetarët e partive kryesore janë nën akuzën e krimeve vrastare dhe të hajnive zyrtare. Rast unik në botën demokratike.

Hashim Thaçi, si pjesë e delegacionit në Konferencën e Rambujesë , bllokoi vendimet e saj. Dhe, sipas pjesëmarrësve në Kështjellë, po të dëgjohej Hashimi, Kosova kishte marrë fund qysh në vitin 1999! Si kryeministër, Hashimi aprovoi Asosiacionin , më vonë Demarkacionin. Bisedimet tej një dekade me Serbinë, i quante  teknike, duke mashtruar dhe konvertuar në politike.

Si president i vendit, është dekonspiruar, për një lidhje konspirative me një agjent të Sherbimit sekret francez DGSE, dhëndërr i Beogradit. Ndërkohë, duke qenë në cilësinë e presidentit, fshehtas dhe pa asnjë konsultim me institucionet e vendit, lanson shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ide kjo e kahmotshme e zyrtarëve serbë.

Lexo edhe: Deklarata fatale e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, e 23 marsit 2020

"Të hiqet taksa bashkë me presidentin",- ishte kërkesa në Kuvend e kryeparlamentarës Vjosë Osmani, me arsyetimin bindës se "presidentit nuk i besojmë për asgjë!" Megjithatë LDK-ja heshtë, edhe atëherë kur populli është në ethe, për pazaret konspirative dhe të pista me palën serbe. Një president shumëfish i shantazhuar si dhe liderë të partive politike, me dosje kriminale e korruptive, assesi nuk duhej të toleroheshin nga populli dhe anëtarësia e partive të tyre.

Realisht, Albin Kurti ndryshon nga liderët tjerë. Por arrivizmi, etja e tij për pushtet e protoganizëm, ka ngjallur dyshime, madje edhe dilema. Përkundër drejtimit suksesiv të Vetëvendosjes nga Visat Ymeri, shkeli statutin e partisë dhe u "rizgjodh" në krye të partisë. Shkeljen e dytë statura e bëri ndryshimin statutar, duke mbajtur postin e partisë dhe atë të kryeministrit!

Zotëri Kurti bëri dy faje radhazi, me partnerin në koalicion:

1) Emëri partiakun e tij kryetar Kuvendi, edhe pse ky post, në marrëveshje, ishte rezervuar për LDK-në;

2) Përjashtoi Ministrin e Brendshëm të LDK-së, pa e konsultuar kryetarin e saj, siç e parashikonte marrëveshja. Ky ishte provokimi i radhës.

Anarshizmi i zotit Kurti, shihet si rrezik, sepse buron nga ideologjia ekstreme majtiste, tashmë, e tejkaluar, e dështuar, anakronike për kohën.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka gojën plot parti. Thirret në stgruktura partiake, por, ato vendime janë formale dhe nuk janë zëri i anëtarësisë të LDK-së. Askush nuk e pyeti për Asosiacionin, Demarkacionin, koalicionin me PDK-në dhe kulmorën - bërjen e Hashimit president, me ngulmimin e Isa Mustafës me rrethin e tij vicioz.

Koalicioni VV-LDK, ishte pa alternativë, edhe pse hezitues e dyshues. Por, fundja, VV ishte rishtare në pushtet dhe nuk i kishte "gjynahet" e subjekteve tjera.

Ngulmesa amerikane, por, edhe evropiane për heqjen e taksës, nuk mund të heshtej. "Filozofia e drurit" e Enver mërhumit, "do hamë bar e nuk i dorëzohemi imperializmit amerikan", fort e lakmuar nga Albini, ishte paradoksale dhe urdhëri i çliruesëve faktik të Kosovës, nuk mund të refuzohej. Por, Mocioni i ngritur në emër të Kryesisë, duke shpërfillur Këshillin e Përgjithshëm dhe anëtarësinë e LDK-së, për vetërrëzim të qeverisë, pse u shkarkua një ministër, qoftë ai edhe nënkryetar partie, duhej kapërdirë.

Arsyeja: "Koalicioni i Shpresës", LDK-VV, siç u pagëzua nga shqiptarët e kudondodhur, ishte mirëpritur skajshëm. Paritë-banda, të koalicionuara në PAN, si rezistencë ndaj Gjykatës Speciale, të zhytura në krime e korrupsion, u larguan me votën plebishitare të popullit. Pas të gjithë asaj gjëmë 20 vjeçare, ishte një ngushëllim, jo vetëm i opozitës së deritashme, por edhe i shumicës absolute të shqiptarëve. Krimi vrastar, hajnia zyrtare, haraçi i përgjakur, e kishin dërrmuar popullin e Kosovës.

Tani, në vend që pozita aktuale, ta inicojë procedurën e nxjerrjes të jashtëligjshme të partive, të cilat përgjakën  LDK-në dhe Kosovën, duke e çliruar edhe anëtarësinë e këtyre partive, nga bandat brenda partive, LDK-ja, sot, po e bënë të kundërtën, po i kthen bandat në shtet e pushtet, po i rehabiliton dhe amniston, për të zezat numerike të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat