Skenari pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, juristi jep parashikimin – ky është qëllimi i Hashim Thaçit

Politika

Skenari pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, juristi jep parashikimin – ky është qëllimi i Hashim Thaçit

Nga: N. H Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:48
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Rrëzimi i Qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit, të iniciuar nga LDK-ja e Isa Mustafës, tashmë ka krijuar nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara për një kohë, derisa të vazhdojë situata me COVID-19.

Për të komentuar situatën në të cilën është duke kaluar vendi, për gazetën “Bota sot”, ka folur juristi i njohur.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se qeveria e re e Kosovës duhet të themelohet sa më parë që të jetë e mundur. Ai ka shpjeguar se një përpjeke lidhur me këtë duhet të ndodhë qysh në afatin e parë dhjetëditor.

Sipas tij, kreu i shtetit, Hashim Thaçi, e ka të obliguar që fillimisht ta ftojë fituesin e zgjedhjeve, në këtë rast, Lëvizjen Vetëvendosje.

Image
Blerim Burjani

“Një qeveri e re duhet të themelohet pa humbur kohë, pra, duhet të nisen negociatat dhe presidenti e ka për obligim të ftojë fituesin e zgjedhjeve. Në afatin 10 ditorë duhet të ndodhë një përpjekje, e nëse refuzon Lëvizja Vetëvendosje të formojë koalicion të ri, pas afatit 10 ditorë do të vendos presidenti afatin kushtetues prej 5 ditëve nëse edhe ketë dështon VV-ja, atëherë pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme opsionalisht, VV-ja mund të propozojë një kryeministër nga shoqëria civile apo bota akademike për të krijuar një qeveri teknike ose duhet që presidenti të ftojë të gjithë së bashku liderët e partive aktuale që kanë përfaqësues në Kuvend, pra deputetë për të kërkuar nga ata që të themelohet një qeveri uniteti. Nëse kjo refuzohet nga VV-ja që është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, atëherë mbeten vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Burjani

Ai me tej, tregon se partia e Kurti ka synim të mbetet në qeverisje deri pas pandemisë dhe të kryej punët e saja.

“Mirëpo, kjo periudhë nuk do të ndodhë deri pas pandemisë, VV-ja ka këtë synim të mbetet në qeverisje deri pas pandemisë dhe të kryej punë të veta dhe të themelojë borde prej njerëzve të vet apo anëtarësisë që ka. Ideja është që të vazhdoje edhe me tutje të vazhdojë pa ndal, për të përmbush obligimet dhe synimet e saj përkundër që vendimmarrja mund të limitohet shumë apo disa vendime të kësaj qeveri mund të jenë objekt i Gjykate Kushtetuese, fatkeqësisht, ky koalicion u prish për të sjellë një ndryshim të madh në shoqëri sa i përket luftës kundër korrupsionit, c’kapjes së drejtësisë”, ka thënë ai.

Në fund, juristi thekson se lidhur me këtë çështje do të kemi komplikime të mëdha, pasi presidenti ka qëllim që ta krijojë një qeveri gjithëpërfshirëse, për çka, nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje është kategorikisht kundër kësaj ideje.

“PAN-i tashmë është trimëruar shumë, pra do të vazhdojë ndonjë keqqeverisje tjetër. Kosova në mungese të një alternative popullore po vuan nga njerëz që kanë dëshirë të merren me politikë. Humbi shansi për ndryshim, tash s’ka gjë më. Pra, ka vetëm probleme dhe do të ketë komplikime, ideja e Thaçit është të themelojë një qeveri gjithëpërfshirëse të unitetit, e Vetëvendosje nuk hynë asnjëherë në këtë qeveri”, ka përfunduar Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat