"A e kanë lexuar fare Kushtetutën, Gjykatësit e Kushtetueses së RKS-së?"

Politika

"A e kanë lexuar fare Kushtetutën, Gjykatësit e Kushtetueses së RKS-së?"

Nga: D.B. Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:47
Gjykata Kushtetutës e Kosovës

Një vendim i Qeverise së Republikës së Kosovë për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në kushte rreziku nga virusi shumë i rrezikshëm madje kur virusi korona është shpallur kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e RKS-së.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vendimi në fjalë ishte miratuar para disa ditëve, dhe atë me qëllim për të parandaluar përhapjen e virusit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të njerëzve apo dhe të jetëve të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Në fakt kjo është ndërmarrje e masave te nevojshme dhe te domosdoshme në përputhje me situatën aktuale, shumë të rëndë bile edhe të rrezikshme të krijuar nga pandemia e virusit korona që e ka rrezikuar dukshëm shëndetin e njerëzve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon bile edhe më gjerë në mbarë rruzullin tokësor. Pra shikuar më me vëmendje vendimi qeveritar në fakt paraqet përpjekje për ruajtjen e shëndetit publik të të gjithë qytetarëve në shtet. Ky vendim është i qartë për të gjithë juristët duke filluar prej atyre me përgatitje elementare deri të ata me njohuri më të thelluara dhe më të përparuara se i njëjti nuk paraqet kurrfarë akti kundër kushtetutës e as shkelje ligjore”, ka thënë analisti Berisha.

Image
Ejup Berisha

Sipas tij, ky akt i papranueshëm apo dhe kundër kushtetues do të paraqiste mos-miratimi i një vendimi të ngjashëm nga ana e Qeverisë e jo miratimi i tij.

“Lind pyetja se kush janë ata Gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që bëjnë analiza të tilla apo që në bazë të tyre sjellin vlerësime jo vetëm të pakuptimta por edhe të pabaza. Pyes publikisht se a e kane lexuar vallë ndonjëherë apo se kanë lexuar fare Kushtetutën e Kosovës gjykatësit e tanishëm të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një individ i paditur njëqind për qind e di dhe është i vetëdijshëm dhe shumë i bindur se kur sillen vendime për të mbajtur kujdes dhe për të ruajtur shëndetin dhe jetët e njerëzve nuk ka kufizim serioz. Por kjo paraqet përparim të lirive dhe të të drejtave te qytetarëve të Republikës. Fitohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me rastin e sjelljet se vlerësimit në fjalë ka qenë e ndikuar nga faktorë të jashtëm gjë që nuk është në rregull, madje është e papranueshme dhe e palejueshme”, është shprehur analisti politik Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat