“Krahu i luftës” të largohet përgjithmonë nga politika

Politika

“Krahu i luftës” të largohet përgjithmonë nga politika

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 5 prill 2020 Në ora: 10:17
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Kadri Veseli

Ishte kthyer në vitin 2013 krenar që e ka ndihmuar Kosovën 14 vjet më parë, kush tjetër pos ish-diplomati amerikan, James Rubin. Duke nuhatur se ish-komandantët e luftës nuk po punonin si duhet, bëri një deklaratë, deri në atë kohë të padëgjuar, duke shpresuar se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë. “Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”, ka thënë ish-diplomati amerikan James Rubin.

Këtë deklaratë të z.Rubin nuk e morën parasysh ish-komandantët, të cilët me zullumin ndaj qytetarëve të vendit të tyre arritën që mbi 200.000 t’i detyrojnë të largohen nga vendi i tyre. Për ironi ata që dikur hoqën maskat para Serbisë, për ironi tani kanë vënë maskat para qytetarëve të Kosovës, duke mashtruar, gënjyer dhe zhvatur të gjithë pasurinë e vendit. Nuk ka mëkat më të madh se në emër të lirisë, të zhvatësh vendin tënd, ata qytetarë që kanë bërë rrugë të gjatë dhe shumë e mundimshme për të arritur deri tek liria.

Askush nuk do ta besonte se thirreshin në emër të UÇK-së, me të marr pushtetin do të “pushtonin“ vendin e çliruar nga të vet ashtuquajturit ‘’çlirimtarë".

Duke u përballë çdo ditë me këtë realitet të hidhur, ku më e rëndë se vdekja është jeta, më bën të dyshoj se këta që sot thirrën në emër të UÇK-së së lavdishme, kanë të bëjnë sapo pak me idealet e saj. Këta që u thirrën në emër të luftës kanë sjellur varfër, shkatërrim në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe fusha të tjera. Ka ikur dhe vazhdon të ik edhe truri i shoqërisë. Me ekonominë në agoni, ende ekziston një mungesë e përputhjes në të dhënat për tregun e punës, por të dhënat nga AFP tregojnë vazhdimisht shkallë të lartë të papunësisë sipas ONP-së në periudhën e pasluftës: 41.2 përqind në 2001, 47.2 përqind në 2002, dhe 44.4 përqind në 2003.

Duke iu referuar statistikave të organizatave vendor në vend, në raportin e fundit që e kanë dhënë në vitit 34 për qind e popullsisë konsiderohen të jenë të varfër me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë. Ndërkohë që ish-komandantët kanë villa në vendet e ndryshme si në Kosovë dhe jashtë saj, edhe pse me dokumente të “shtijnë në gjynah, se janë të varfur”, realiteti është krejt ndryshe.

Sikur të dëgjonin z.Rubin dhe të ishin larguar nga pushteti qysh moti, mbase sot do të gëzonin respekt nga qytetarët, respekt që më kurrë nuk do të jetë i mundur për shkak të veprimeve të tyre. Edhe pse sot zyrtartisht nuk janë në pushtet, shkarkimi i qeverisë ka krijuar një pasiguri dhe brengë tek qytetarët se mos po kthehen përsëri në pushtet “hajnat”. Edhe pse është vonë, është mirë që edhe vullnetarisht të largohen nga politika, jo të tentojnë me çdo kusht të kthehen në pushtet. Kthimi i tyre sërishëm në pushtet nënkupton kthimin e të keqës, e cila ka sjellur vendin tonë në gjendjen më të tmershme të mundshme.

Populli më nuk i do, sado që tentojnë të kthehen prapë në pushtet, janë të marrur fund. Edhe të larguar edhe me turp, sikur të dëgjonin z.Rubin së paku do mbeteshin të respektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat