Mehazi: Dialogu Serbi-Kosovë do jetë garë ndikuese në mes SHBA-së dhe BE-së

Politika

Mehazi: Dialogu Serbi-Kosovë do jetë garë ndikuese në mes SHBA-së dhe BE-së

Nga: D.B. Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Dialogu Kosovë Serbi nuk do jetë garë vetëm e dy shteteve fqinje, por edhe garë shumë e ashpër në mes përfaqësuesit evropian, Lajçak, dhe përfaqësuesit amerikan, Grenell.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se që në fillim të dialogut, në njërën anë, mund të ketë mosmarrëveshje të mëdha diametriakisht të kundërta ndërmjet BE-së në krye me Lajçakun dhe SHBA-së në krye me Grenellin.

Sipas tij, Lajçaku do mundohet të futë në Kosovë politikën ndikuese të BE-së, kurse Grenelli do bënte të kundërtën, të futë në Kosovë ndikimet politike të SHBA-së.

Image
Sulejman Mehazi

“ Në anën tjetër mund të ketë edhe një mosmarrëveshja tjetër e Presidentin Hashim Thaçit dhe qeverisë së Kosovës me përfaqësuesin e BE-së, Lajçak, i cili vjen nga Sllovakia që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Kështu që ende pa mos hyrë në dialog, Kosova me Serbinë, do ketë paralojëra politike konfliktuoze në mes Lajçakut dhe delegacionit të Kosovës, elita politike kosovare do ta kushtëzonte Lajçaku që para se të jetë pjesëmarrës në këtë dialog shteti i tij, Sllovakia, ta njihte e pranonte Kosovën si shtet. Kjo u pa edhe gjatë intervistës së Hashim Thaçit, i cili përkrahu Grenellin e SHBA-së e kundërshtoi hapur Lajçakun për shkak mos realizimit të vizave nga BE-ja”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai tutje ka shtuar se dialogu me Serbinë do jetë me shumë stërkëmbëza e ndërkëmbëza, të brendshëm e të dy shteteve fqinje Serbi-Kosovë, por edhe shumë stërkëmbëza, ndërkëmbëza e intrigash të dy fuqive botërore, të SHBA-së e BE-së.

“Dialogu Serbi-Kosovë mund të shkonte në disa drejtime: një, do ruhej tërësia territoriale e Kosovës, dy, do ketë shkëmbime territoresh, tre, atë që askush se dëshiron, konfliktin. Megjithatë shpresa e dialogut me Serbinë është në anën e Kosovës në krye me SHBA-në”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat