Juristi jep formulën e zgjidhjes së ngërçit politik: Nëse dështon VV-ja, ja çfarë mund të bëjë Presidenti

Politika

Juristi jep formulën e zgjidhjes së ngërçit politik: Nëse dështon VV-ja, ja çfarë mund të bëjë Presidenti

Nga: G.B Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:10
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Krahas krizës shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirus, Kosova po përballet edhe me krizën politike.

Kjo, pasi Qeveria Kurti është në detyrë, pasi u rrëzua përmes një mocioni votëbesimi në Kuvend.

Por, si duhet të veprohet më tutje?

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet kushtetuese.

"Së pari duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet kushtetuese dhe procedurat bazuar në Kushtetutë, duhet shteruar mjetet kushtetuese dhe juridike, pastaj në fund duhet të shpërndahet Kuvendi dhe caktohet data për zgjedhje të jashtëzakonshme. VV s'po pranon procedura kushtetuese, po refuzon zbatimin e rendit juridik që i qartë si normativë kushtetuese, vazhdon me refuzim dhe injorim të procedurave", është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, roli i presidentit është i qartë dhe nëse dështon mandatari nga partia fituese, ai duhet t'i ftojë partitë për një zgjidhje.

"Por roli i presidentit është i qartë, ai e ka për obligim t'i fillojë procedurat, prej ditës që i dërgohet kërkesa për mandatim të një kandidati për kryeministër fillon të rrjedhë afati kohor ose VV e propozon ose dështon mandatarin e ri. Kjo periudhë është 15 ditë nga dita e kërkesës, dhe periudha prej 10 ditësh që sërish i dërgohet partisë fituese nëse edhe kësaj here refuzon ose dështon ta bëjë propozimin, atëherë presidenti bazuar në nenin 84.2 të autorizimeve kushtetuese presidenti e ka për obligim t'i ftojë partitë parlamentare për të gjetur zgjidhjen ose qeveri e zgjeruar ose qeveri teknike", ka vlerësuar Burjani.

Ai thotë se nuk duhet bllokuar shteti dhe se kushtetuta e kërkon që presidenti të gjejë zgjidhje.

"Procedura nuk mund të bllokohet me këtë shteti, për këtë arsye në fund kushtetuta e kërkon presidentin të gjejë zgjidhje me partitë parlamentare në kuvend. Tash me vetëdije apo vetëdije VV po anashkalon rendin kushtetues, pa marrë parasysh a ka qenë i drejtë shkarkimi i kryeministrit apo jo, këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë paragjykim siç ka VV", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat