Ahmeti: LDK po ndihmon partitë që ngulfatën institucionet publike

Politika

Ahmeti: LDK po ndihmon partitë që ngulfatën institucionet publike

Nga: M.H Më: 9 prill 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Shkarkimi Agim Veliut, nga posti i ministrit të brendshëm, bëri që të rrëzohet qeveria Kurti dhe të mendohet për një qeveri teknike. Pas shkarkimit të Veliut filloi mocioni i mosbesimit për rrëzim të qeverisë Kurti.

"Kemi vendos që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse ne nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një qeverisje të tillë dhe po ashtu jemi të bindur se një qeveri e tillë rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të”, këto ishin fjalët e partisë së LDK-së, duke vazhduar të mendojnë që zgjedhja e vetme është nëse jo kthimi i Veliut në postin e mëhershëm atëhere rrëzimi i Qeverisë.

Këto sollën mjaftë paknaqësi tek qytetarët e vendit pasi tashmë përveç pandemisë do të duhej të merrnin edhe me brengën që shteti nuk ka qeveri, duke e parë fajtore të madhe LDK-në, si iniciatore e kësaj ideje.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike të vendit, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, e quajti LDK-në, si një parti “institucionaliste”, e cila është duke u munduar të funksonoj me frymën e Rugovione mirëpo që njëkohësisht po i ndihmon partive që ngulfatën institucionet publike.

Më tej, Ahmeti, shprehët që veprimet e fundit të LDK-së mund të ngritën dyshime të pa faktura për lidhjet e disa njerëzve të LDK-së me strukturat e SHIK-ut., mirëpo që koha do të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetat objekive por edhe shkarkimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie.

“LDK-ja “institucionaliste” po funksionon nën kthetrat e një klike njerëzisht të cilët kanë fuqi brenda partisë, por jo elektoralisht. Gjykoj se LDK-ja në këtë logjikë të funksionimit në vazhdimësi po e minon frymën Rugovione të trashëguar nga Presidenti historik. Por, kjo logjikë e funksionimit të LDK-së është paralel me partitë që e kanë shkatërruar Kosovën që nga mbas lufta, por akoma po i ndihmon partive që së bashku më këtë të fundit i kanë ngulfatur institucionet publike”.

Image
Hidajet Ahmeti

“Gjykoj se fati i LDK-së me gjitha veprimet e mbas vdekjes së Presidentit Rugova veprimet e kanë minuar rolin e saj karshi proceseve të rëndësishme të Kosovës, por edhe e kanë zhveshur LDK-në nga identiteti Rugovian. Me veprimet e fundit të LDK-së mund të ngritën dyshime të pa faktura, por nuk mund të vijnë në përfundime të sigurta për lidhjet e disa njerëzve të LDK-së me strukturat e SHIK-ut”.

“Besoj që koha do të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetat objektive, por mbi të gjitha faturën e vendimeve të fundit për shkarkimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie do ta paguaj LDK-ja elektoralisht”, përfundon Ahmeti, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat